Informacione sigurie
Shqip
14
Inf
ormacione sig
urie
Kujdesi gjatë montimit
KUJDES
• Lejoni që të ketë një hapësirë të mjaftueshme rreth
frigoriferit dhe montojeni atë në një sipërfaqe të sheshtë.
- Nëse frigoriferi nuk është i niveluar, efikasiteti dhe
qëndrueshmëria e ftohjes mund të bien.
• Lëreni pajisjen të rrijë për 2-3 orë para se të futni
ushqimet pas instalimit dhe ndezjes.
• Ne rekomandojmë shumë që të merrni një teknik të
kualifikuar ose një kompani shërbimi për montimin e
frigoriferit.
- Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje
elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose
lëndime.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin
PARALAJMËRIM
• Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të
lagura.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Mos vendosni sende sipër pajisjes.
- Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe
të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime
materiale.
• Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh.
shkopinj, etj.) në fund ose prapa frigoriferit.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Untitled-11 14
2021-06-02 2:46:48
243 / 466