71
Shqip
Shënim: Pajisja ruan gjithmonë cilësimin e fundit.
Shpëlarja e pajisjes
Shpëlajeni gjithmonë makinën e kafesë përpara përdorimit të parë duke ndjekur hapat e mëposhtme.
Paralajmërim: Mos hidhni asnjëherë ujë në enën e kokrrave të kafesë, pasi kjo e dëmton
makinën e kafesë.
1
Hapni kapakun e depozitës së ujit. Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër të ftohtë deri te treguesi 8
filxhanë (Fig. 2).
Kujdes: Mos vendosni kokrra kafeje ose kafe të bluar paraprakisht në depozitën e ujit.
2
Mbyllni kapakun e depozitës së ujit.
3
Vendoseni kanën e qelqit në pajisje (Fig. 3).
4
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (Fig. 4). Ekrani ndizet dhe pajisja lëshon një sinjal zanor.
5
Shtypni butonin e zgjedhjes së fortësisë (Fig. 5).
6
Rrotulloni çelësin e kontrollit për të zgjedhur cilësimin e kafesë së bluar paraprakisht (Fig. 6). Ikona e
kafesë së bluar paraprakisht nis të pulsojë.
7
Shtypni dy herë qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar (Fig. 7). Pajisja nis procesin e shpëlarjes.
8
Lëreni pajisjen në punë deri në fund të procesit të shpëlarjes. Procesi përfundon kur pajisja nuk lëshon
më sinjal zanor.
9
Boshatisni kanën e qelqit.
10
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen.
Përdorimi i pajisjes
Mbushja e depozitës së ujit
Treguesi i nivelit të ujit është i ndarë në shkallëzime që përkojnë me 2 deri në 10 filxhanë (275 ml deri në
1375 ml). Mund t'i përdorni këto shkallëzime për të përcaktuar sasinë e ujit që duhet të hidhni në depozitën
e ujit. Reflektimi ndryshon nga i çelët në të errët për çdo filxhan uji të shtuar.
1
Hapni kapakun e depozitës së ujit dhe mbusheni atë me ujë të pastër dhe të ftohtë deri në masën e
nevojshme (Fig. 2).
Shënim: Mos e tejkaloni shkallëzimin e 10 filxhanëve kur mbushni depozitën e ujit.
Shënim: Sigurohuni që sasia e ujit që hidhni në depozitën e ujit të përkojë me numrin e filxhanëve që
dëshironi të përgatisni. Makina e kafesë përdor të gjithë ujin në depozitën e ujit.
Përdorimi i kokrrave të kafesë
Paralajmërim: Mbajeni gjithmonë të mbyllur kapakun e depozitës së ujit kur mbushni
enën e kokrrave të kafesë. Në të kundërt, kokrrat e kafesë mund të bien brenda depozitës
së ujit dhe të bllokojnë hyrjen e ujit.
1
Hapni kapakun e enës së kokrrave të kafesë (Fig. 8).
2
Mbusheni enën me kokrra kafeje. Sigurohuni që në enë të ketë mjaftueshëm kokrra kafeje për sasinë që
dëshironi të përgatisni (Fig. 9).
Shënim: Sigurohuni gjithmonë që ena e kokrrave të kafesë të jetë të paktën gjysmë plot.
Summary of Contents for HD7767
Page 1: ...HD7767 ...
Page 2: ......
Page 3: ...1 2 3 5 6 4 8 15 9 10 11 12 20 21 22 23 7 13 14 16 17 18 19 1 ...
Page 4: ...emtypageinsideco ...
Page 125: ...inside back page ...
Page 126: ...2 3 4 5 6 2x 7 8 9 10 11 12 1x 13 14 15 16 4 sec 17 18 19 ...
Page 127: ......