Shqip
E rëndësishme
Lexojeni me kujdes manualin e përdorimit përpara përdorimit të
pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mbajeni ngarkuesin larg ujit. Mos e vendosni dhe mos e ruani mbi
apo në afërsi të ujit në vaskë, legen, lavaman etj. Mos e zhytni
ngarkuesin në ujë apo lëngje të tjera. Pas pastrimit, sigurohuni që
ngarkuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni në prizë.
Paralajmërim
- Kordoni elektrik nuk mund të ndërrohet. Nëse kordoni elektrik
dëmtohet, hidheni ngarkuesin.
- Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë ngarkuesin me një
ngarkues tjetër origjinal.
- Mos e përdorni ngarkuesin në ambiente të jashtme ose pranë
sipërfaqeve të nxehta.
- Nëse pajisja është dëmtuar në ndonjë farë mënyre (koka e furçës,
doreza ose ngarkuesi i furçës së dhëmbëve), ndaloni përdorimin e
saj. Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servisim.
Nëse pajisja dëmtohet, kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin
në shtetin tuaj (shih kapitullin "Garancia dhe mbështetja").
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e
njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur
pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Kujdes
- Mos e pastroni kokën e furçës, dorezën apo ngarkuesin në
enëlarëse.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e
dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj
përpara se të përdorni furçën e dhëmbëve.
98
Shqip
Summary of Contents for easyclean 500 series
Page 1: ...EasyClean 500 series Rechargeable sonic toothbrush ...
Page 2: ......
Page 3: ...1 2 3 4 5 1 ...
Page 4: ......
Page 126: ... Bežné opotrebovanie vrátane úlomkov škrabancov oderov zmeny alebo straty farby 126 Slovensky ...
Page 163: ......
Page 164: ......
Page 165: ......
Page 166: ...2 3 1 2 4 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ...
Page 167: ......