278
SHQIP
- Ushqimi nuk duhet ngrohur për shumë kohë.
- Kontrollojeni gjithnjë temperaturën e ushqimit përpara
se të ushqeni fëmijën. Përziejeni me të lehtë shishen dhe
kontrollojeni duke hedhur ca pika nga ana e brendshme
e kyçit të dorës. (Ndiqni udhëzimet në seksionin
"Ushqyerja e foshnjës me qumësht".)
- Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e përdorni.
- Sipërfaqja e rezistencës mund të ketë nxehtësi të mbetur
edhe pas përdorimit.
- Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta pastroni.
- Ndiqni udhëzimet e deskoriezimit për të evituar dëme të
pariparueshme.
- Mos u përpiqni ta hapni apo riparoni vetë pajisjen.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit të "Philips"
për shtetin tuaj (shihni
www.philips.com/support
).
Data e kodit të prodhimit YYWW ndodhet në folenë e mbajtjes së kordonit në
bazamentin e ngrohëses së shishes.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi
për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips Avent! Për të përfituar plotësisht
nga mbështetja që ofron "Philips Avent", regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome
.
Me këtë ngrohës shisheje mund ta ngrohni dhe shkrini qumështin në mënyrë të
sigurt në "Philips Avent" dhe në shishet e tjera më të zakonshme të markave, si dhe
ushqimin e foshnjave në enë.
Për të ndihmuar me ruajtjen e cilësisë së qumështit tuaj të gjirit, është e
rëndësishme ta ngrohni qumështi në një mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
Sensori i integruar gjurmon temperaturën për të evituar mbinxehjen.