Tharja
Funksioni i tharjes heq lagështinë nga sendet
Shtypni ngadalë butonin “Tharje” dhe treguesi i kohëmatësit do të
shfaqë “30” (30 minuta kohëzgjatje për tharje sipas parazgjedhjes).
Treguesi i kohëmatësit, si dhe butoni i modalitetit të punës do të
ndriçojnë 3 herë gjatë kësaj kohe. Shtypni butonin “Tharje” për të zg-
jedhur “30” ose “50” si 30 ose 50 minuta kohëzgjatje pune. Ndriçimi
do të ndalojë për 2 sekonda dhe pajisja UV-C do të fillojë punën.
E RËNDËSISHME: MOS E PËRDORNI FUNKSIONIN E THARJES PËR
ASNJË PRODUKT ELEKTRONIK. PËRDORIMI I KËTIJ FUNKSIONI
MUND TË SHKAKTOJË DËMTIM.
Pas rutinës së tharjes, bëni kujdes me duart kur hapni kutinë për sh-
kak të temperaturës së lartë. Lëreni kutinë të ftohet për disa minuta
para se të hiqni sendin(et) e vendosur brenda.
Dezitharje
Funksioni i dezinftharjes heq lagështinë dhe pastaj dezin-
fekton sendet
Shtypni ngadalë butonin “Dezitharje” dhe treguesi i
kohëmatësit do të shfaqë “40” (30 minuta tharje dhe 10 minuta dez-
infektim sipas parazgjedhjes). Treguesi i kohëmatësit, si dhe butoni i
modalitetit të punës do të ndriçojnë 3 herë. Gjatë kësaj kohe, shtypni
butonin “Dezitharje” për të zgjedhur “40” ose “60” si 40
ose 60 minuta kohëzgjatje pune (50 minuta tharje dhe 10 minuta
dezinfektim). Ndriçimi do të ndalojë për 2 sekonda dhe pajisja do të
fillojë punën.
E RËNDËSISHME: MOS E PËRDORNI FUNKSIONIN E THARJES PËR
ASNJË PRODUKT ELEKTRONIK. PËRDORIMI I KËTIJ FUNKSIONI
MUND TË SHKAKTOJË DËMTIM.
Pas rutinës së dezinftharjes, bëni kujdes me duart kur hapni
kutinë për shkak të temperaturës së lartë. Lëreni kutinë të ftohet për
disa minuta para se të hiqni sendin(et) e vendosur brenda.
Specifikimi i produktit
Përshkrimi i produktit
Kutia e dezinfektimit UV-C
Modeli i produktit
9290024887
Kapaciteti në volt
220-240 Vac
Frekuenca
50/60 Hz
Kapaciteti në vatë
135 W
Jetëgjatësia e UV-C
6000 orë
Përmasat e produktit
288.2 x 285.1 x 285.3 mm
Pesha e produktit
2700 g
Gjatësia e valës UV-C
253.7 nm
1. Ndizni energjinë: do të dëgjoni një tingull dhe treguesi i kohëmatësit do të shfaqë “--”.
2. Shtypni butonin për të hapur kapakun e sipërm, vendosni sendet me rregull në pajisjen UV-C dhe mbyllni kapakun e sipërm. Mbani kapakun
e sipërm të mbyllur gjatë gjithë operimit të pajisjes.
3. Shtypni butonin e modalitetit të punës për të zgjedhur modalitetin e duhur. Shikoni “Udhëzuesi i modalitetit të punës” më poshtë.
4. Pasi të përfundojë rutina, hapni kapakun e sipërm, nxirrni sendet jashtë dhe hiqni pajisjen UV-C nga priza.
Dezinfektimi
Funksioni i dezinfektimit inaktivizon viruset dhe bakteret
Shtypni ngadalë butonin “Dezinfektim”, më pas treguesi i
kohëmatësit do të shfaqë “10” (10 minuta kohëzgjatje dezinfektimi
sipas parazgjedhjes). Edhe treguesi i kohëmatësit edhe butoni i
modalitetit të punës do të ndriçojnë 3 herë. Gjatë kësaj kohe, shtypni
sërish butonin “Dezinfektim” për të zgjedhur “15” ose “20” si 15 ose
20 minuta kohëzgjatje pune. Ndriçimi do të ndalojë për 2 sekonda
dhe pajisja UV-C do të fillojë punën.
Ruajtja
Funksioni i ruajtjes i dezinfekton vazhdimisht sendet
Shtypni ngadalë butonin “Ruajtje” dhe treguesi i kohëmatësit do të
shfaqë “20” (20 minuta kohëzgjatje dezinfektimi sipas parazgjedhjes).
Në këtë modalitet, pajisja UV-C do të dezinfektojë çdo 2 orë për 2
minuta pas 20 minutash dezinfektim. Treguesi i kohëmatësit punon
gjatë periudhave 2-orëshe dhe jo gjatë kohëzgjatjes 2-minutëshe
të dezinfektimit dhe do të ndalojë në “--” kur të mbarojë rutina
72-orëshe e mirëmbajtjes.
Udhëzuesi i operimit
Udhëzuesi i modalitetit të punës
73
Summary of Contents for 9290024887
Page 1: ...user manual UV C disinfection box ...
Page 2: ......