62
Shqip
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja
Furça rrotulluese nuk
rrotullohet më.
Furça rrotulluese është
bllokuar nga qimet ose
papastërtitë.
Pastroni furçën rrotulluese me tehun e
mjetit për pastrimin e furçës ose me
dorë.
Furça rrotulluese mund të
ndalojë së rrotulluari kur has
rezistencë tepër të lartë nga
tapetet me fije të gjata.
Fikeni dhe më pas ndizeni sërish
pajisjen.
Pas pastrimit, nuk e keni
instaluar siç duhet furçën
rrotulluese në grykëz.
Ndiqni udhëzimet në kapitullin "Pastrimi"
në manualin e përdorimit për ta
rrëshqitur siç duhet furçën rrotulluese në
grykëz dhe për ta siguruar brenda
grykëzës duke e puthitur në vend levën
e kyçjes.
Pajisja nuk po karikohet.
Nuk e keni vendosur siç
duhet pajisjen në stacionin e
karikimit ose ushqyesi nuk
është futur siç duhet në prizë.
Sigurohuni që ta vendosni siç duhet
pajisjen në stacionin e karikimit dhe që
ushqyesi të jetë futur siç duhet në prizë.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe
pajisja ende nuk karikohet, çojeni atë te
një qendër shërbimi të Philips ose
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj
klientit përmes
www.philips.com/support.
Kur përdor fshesën me
korrent, ndonjëherë ndiej
goditje elektriciteti statik.
Fshesa grumbullon
elektricitet statik. Sa më e
ulët të jetë lagështira e ajrit,
aq më shumë grumbullon
pajisja elektricitet statik.
Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur
shpesh tubin kundrejt objekteve të tjera
metalike në dhomë (për shembull
këmbët e një tavoline apo karrigeje etj.).
Mund të rrisni gjithashtu nivelin e
lagështirës së ajrit në dhomë.
Keni pastruar rërë të imët,
gëlqere ose një lëndë të
ngjashme. Kjo shkakton
gjithashtu elektricitet statik.
Zbrazeni enën e pluhurit dhe pastrojeni
filtrin sipas udhëzimeve në manualin e
përdorimit.
Drita në fshesën me
korrent pulson në ngjyrë të
kuqe.
Bateria është shkarkuar.
Karikoni baterinë duke e vendosur
fshesën në stacionin e karikimit.
Drita në fshesën me
korrent pulson në ngjyrë të
kuqe dhe të gjelbër.
Filtri është bllokuar ose është
mbushur plot.
Pastroni filtrin.
Brenda grykëzës ose tubit
mund të ketë ngecur një
send.
Kontrolloni grykëzën dhe tubin për
bllokime dhe hiqini ato
Ushqyesi ose bateria mund
të kenë defekte.
Kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj
klientit ose çojeni pajisjen te një qendër
e autorizuar shërbimi e "Philips".
Summary of Contents for 4000 series
Page 1: ......
Page 2: ...emtypageinsideco ...
Page 112: ...fillpage std ...
Page 113: ...fillpage std ...
Page 114: ...fillpage std ...
Page 115: ...inside back page ...
Page 116: ...1 2 3 4 5 6 7 1 2 8 ...
Page 117: ......