63
• Fshini rregullisht çdo pluhur, etj. nga adaptori AC / spina e rrymës elektrike duke e tërhequr
atë nga priza e rrymës, dhe më pas duke e fshirë me një pëlhurë të thatë. Pluhuri i
grumbulluar mund të shkaktojë probleme në izolim nga lagështira, etj. duke shkaktuar
zjarr.
• Shkëputeni produktin nga priza e rrymës elektrike nëse fillon nxjerr tym, nëse vjen erë
jonormale, ose nëse bën një zhurmë të pazakontë. Këto situata mund të shkaktojnë zjarr
ose goditje elektrike. Konfirmoni që tymi të ketë ndaluar dhe kontaktoni një qendër të
autorizuar shërbimi.
Instalimi
• Për të parandaluar rrezikun e zjarrit ose goditjen elektrike, mos e ekspozoni produktin ndaj
shiut ose çfarëdo lloji lagështire.
• Mos e vendosni ose përdorni produktin pranë pajisjeve që kontrollohen automatikisht siç
janë dyert automatike dhe alarmet e zjarrit. Valët radio që dalin nga ky produkt mund të
bëjnë që këto pajisje të keqfunksionojnë, duke rezultuar kështu në një aksident.
Kujdesi gjatë përdorimit
• Përdorimi i volumit të tepruar nëpërmjet kufjeve ose pajisjeve me kufje mund të shkaktojë
dëmtim të dëgjimit. (KX-TGA806/KX-TGA860)
KUJDES
Instalimi dhe vendi
• Adaptori AC përdoret si pajisja kryesore e shkëputjes. Sigurohuni që priza e rrymës AC të
jetë e instaluar pranë produktit dhe të jetë lehtësisht e arritshme.
Bateria
• Për informacion mbi zëvendësimin e baterive, rekomandojmë përdorimin e baterive të
dhëna ose baterive shtesë / zëvendësuese të shënuara në udhëzimet e punës së njësisë
bazë.
PËRDORNI VETËM bateri të rikarikueshme Ni-MH të madhësisë AAA (R03)
.
• Mos i përzieni bateritë e vjetra me ato të reja.
• Mos i hapni apo çani bateritë. Elektroliti që del nga bateritë është gërryes dhe mund të
shkaktojë djegie ose lëndime në sy ose lëkurë. Elektroliti është toksik dhe mund të jetë i
dëmshëm nëse gëlltitet.
• Ushtroni kujdes gjatë përdorimit të baterive. Mos lejoni që bateritë të preken nga materiale
përçuese siç janë unazat, byzylykët ose çelësat, në rast të kundërt ndonjë qark i shkurtër
mund të bëjë që bateritë dhe/ose materiali përçues të mbinxehen dhe të shkaktojnë djegie.
• Karikojini bateritë e dhëna ose të përdorshme vetëm me këtë produkt në përputhje me
udhëzimet dhe kufizimet e specifikuara në këtë manual.
• Për të karikuar bateritë, përdorni vetëm një njësi bazë (ose karikues) kompatibël. Mos e
ngacmoni njësinë bazë (ose karikuesin). Në rast se nuk i zbatoni këtë udhëzime, bateritë
mund të bymehen ose shpërthejnë.
Informacione të tjera
• Vënia e produktit në punë pranë pajisjeve elektrike mund të shkaktojë interferenca.
Largojeni nga pajisjet elektrike.
• Përdorni vetëm kabllon e rrymës dhe bateritë e treguara në këtë manual. Mos i hidhni
bateritë në zjarr. Ato mund të shpërthejnë. Kontrolloni kodet lokale për udhëzime të
mundshme t veçanta për hedhjen.
TGA661FX(fx).book Page 63 Thursday, February 24, 2011 9:03 AM