14
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
1.2.2016
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB038-3
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E POLIRUESIT
Paralajmërime të zakonshme për sigurinë gjatë
veprimeve të polirimit:
1.
Kjo vegël elektrike është synuar që të
funksionojë si polirues. Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjithë
udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
2.
Veprimet si lëmimi, smerilimi, pastrimi me
furçë me spica teli, lustrimi ose prerja nuk
rekomandohen për t’u kryer me këtë vegël
elektrike.
Veprimet për të cilat vegla elektrike nuk
është e përshtatshme mund të krijojnë rrezik dhe
të shkaktojnë dëmtim personal.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën
elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e
matur mund të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur
të veglës elektrike.
Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të mbrohen ose të
kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të
përputhet me fileton e boshtit të veglës. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e
boshtit të aksesorit duhet të përputhet me
diametrin e folesë së flanxhës.
Aksesorët që
nuk përputhen me pjesën montuese të veglës
elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të
lëkunden jashtë mase dhe mund të shkaktojnë
humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
secilit përdorim, kontrollojeni aksesorin, si
p.sh. mbështetëset e rrotave, për plasaritje,
grisje ose konsumim të tepërt. Nëse vegla
elektrike ose rrota ju bien, kontrolloni për
dëmtime ose instaloni një aksesor të
padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të
aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë larg
trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe
lëreni veglën elektrike të punojë me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të shkëputen
nga vegla gjatë këtij testi.
8.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse që mund të ndalojë copëzat
abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja
e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë copat
fluturuese që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jenë në gjendje të filtrojnë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i pajisjes. Ekspozimi
për një kohë të gjatë në zhurma me intensitet të
lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale.
Copëzat e materialit të punës ose të
një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg dhe
të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
10.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
11.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori të ketë ndaluar plotësisht.
Aksesori që rrotullohet mund të prekë sipërfaqen
dhe mund ta nxjerrë veglën elektrike jashtë
kontrollit.