11
Qese e pluhurit
Fig.6
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën smerilimin të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të vendosur qesen
e pluhurit, puthiteni atë në tubin për shkarkimin e
pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.7
KUJDES:
•
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe mund të keni një smerilim
përfundimtar të dobët ose mund të dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas
vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e materialit.
Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e punës gjatë
gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i pllakës së karbonit
Fig.8
Zëvendësoni pllakën e karbonit në pllakën prej tape kur
të konsumohet. Hiqni vidat në rondelën e rripit dhe
pllakën e konsumuar të karbonit, vendosni një pllakë të
re karboni dhe më pas fiksojeni me vida.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.9
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën e
kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.10
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.