16
ALBANIAN
Paralajmërime sigurie për makinën e
zdrukthimit
1.
Prisni që prerësi të ndalojë përpara se ta
vendosni veglën poshtë.
Prerësi i ekspozuar
mund të aktivizojë sipërfaqen dhe të shkaktojë
humbje të kontrollit dhe lëndim të rëndë.
2.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara të kapjes sepse prerësi mund të
prekë kordonin e tij.
Prerja e një teli me rrymë
mund të elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara
të veglës elektrike dhe mund t’i japë punëtorit
goditje elektrike.
3.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
4.
Leckat, rrobat, kordoni, fijet dhe objekte të
ngjashme nuk duhen lënë asnjëherë në zonën
e punës.
5.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
6.
Përdorni vetëm thika të mprehta. Mbajini thikat
me shumë kujdes.
7.
Sigurohuni që bulonat e vendosjes së thikës të
jenë të shtrënguar fort përpara përdorimit.
8.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
9.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
10.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni
kujdes për dridhje ose lëkundje që mund
të tregojnë instalim të gabuar ose thikë të
pabalancuar mirë.
11.
Sigurohuni që thika të mos e prekë materialin
e punës përpara se të ndizet çelësi.
12.
Prisni derisa thika të arrijë shpejtësi të plotë
përpara se të bëni prerje.
13.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që thikat të
ndalojnë plotësisht përpara çdo rregullimi.
14.
Asnjëherë mos e fusni gishtin në kanalin e
largimit të ashklave. Kanali mund të bllokohet
gjatë prerjes së drurit të lagësht. Pastroni
ashklat me një shkop.
15.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
16.
Gjithmonë ndryshoni të dyja thikat ose
kapakët mbi bucelë, në të kundërt humbja e
ekuilibrit do të shkaktojë dridhje dhe do të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
17.
Përdorni vetëm thikat Makita të specifikuara në
këtë manual.
18.
Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
►
Fig.1:
1.
Treguesi
2.
Doreza
Thellësia e prerjes mund të rregullohet vetëm duke
rrotulluar dorezën në pjesën e përparme të veglës
në mënyrë të tillë që treguesi të tregojë thellësinë e
dëshiruar të prerjes.
Veprimi i ndërrimit
►
Fig.2:
1.
Çelësi
2.
Butoni i bllokimit ose i zhbllokimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin “FIKUR” kur lëshohet.
Për veglat me buton bllokimi
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin “NDEZUR” për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin “NDEZUR” dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta hequr veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
KUJDES:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e
çelësit pa lëshuar butonin e zhbllokimit.
Kjo mund
të shkaktojë thyerjen e çelësit.