
13
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Trashësia e lejuar e prerjes
Fig.1
Trashësia e materialit që do të pritet varet nga fortësia
në këputje e vetë materialit. Kanali në mbajtësen e
mprehësit vepron si matës i trashësisë për trashësinë e
lejuar të prerjes. Mos provoni të prisni ndonjë material
që nuk përshtatet në këtë kanal.
Kapacitetet prerëse maksimale
mm
ga
Çelik deri në 400 N/mm
2
3,2
10
Çelik deri në 600 N/mm
2
2,5
13
Çelik deri në 800 N/mm
2
1,0
20
Alumin deri në 200 N/mm
2
3,5
10
006439
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
•
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur”
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin “ndezur” dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Zëvendësimi i presës
Fig.3
Vendoseni çelësin në dadon bllokuese dhe goditeni
dorezën lehtë me çekiç për ta liruar dadon bllokuese.
Për të hequr vidën hiqeni mbajtësen e mprehësit dhe
përdorni një çelës. Më pas hiqeni presën.
Fig.4
Për ta vendosur presën, futeni atë në mbajtësen e saj
me skajin prerës përballë, në mënyrë që kunji në
mbajtësen e presës të puthitet me kanalin e presës.
Vendosni bulonin dhe dadon bllokuese. Më pas,
shtrëngojini fort.
SHËNIM:
•
Kur të vendosni vidën dhe dadon bllokuese
siguroni që t’i shtrëngoni fort. Nëse ato lirohen
gjatë punës, vegla mund të thyhet.
Fig.5
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Mbajeni veglën fort me një dorë në dorezën
kryesore gjatë përdorimit të veglës.
Para-lubrifikimi
Lyeni vijën e prerjes me vaj makinash për të rritur
jetëgjatësinë e shërbimit të presës dhe mprehësit. Kjo
është veçanërisht e rëndësishme gjatë prerjes së
aluminit.
Metoda e prerjes
Fig.6
Prerja e lehtë bëhet duke e mbajtur veglën me drejtim
lart dhe duke ushtruar një forcë të lehtë shtypëse në
drejtim të prerjes.
Vajoseni presën me vaj veglash pas afërsisht çdo 10
metrash prerjeje çeliku të butë ose inoksi. Për ta
mbajtur veglën e aluminit vazhdimisht të lubrifikuar
duhet të përdoret vaj parafine ose vaj i lehtë.
Moslubrifikimi i aluminit te pjesa që pritet do të
shkaktojë ngjitjen e ciflave te vegla, duke dobësuar
majën mprehëse dhe presën, dhe duke rritur ngarkesën
motorit.
Prerje e pjesshme
Fig.7
Prerje të pjesshme mund të bëhen duke hapur fillimisht
një vrimë të rrumbullakët në material, me diametër
afërsisht 42 mm ose më të madhe.
Prerja e inoksit
Fig.8
Gjatë prerjes së inoksit ka më shumë dridhje se gjatë
prerjes së çelikut të butë. Shtimi i një rondele tjetër
(pajisje standarde) poshtë prerësit do të pakësonte
dridhjet dhe do të kryente një prerje më e mirë.
Përdorni çelësin hekzagonal për të hequr dy vidat dhe
futeni rondelën poshtë mprehësit. Ndërroni vidhat dhe
shtrëngojini fortë.