
26
Fig.25
Më pas kapni shtesën në bazën e kupën kundër pluhurit
dhe nxirreni.
Fig.26
Fig.27
Fig.28
SHËNIM:
•
Kur instaloni ose hiqni kupën kundër pluhurit,
kapaku mund të bjerë nga kupa kundër pluhurit.
Nëse ndodh kjo, vijoni si më poshtë. Hiqni
amortizatorët nga shtesa dhe vendosni kapakun
nga ana që tregohet në figurë me anën e sheshtë
të drejtuar për lart, në mënyrë që kanali në kapak
të futet në perimetrin e brendshëm të shtesës. Në
fund, vendosni amortizatorët që u hoqën.
Fig.29
SHËNIM:
•
Nëse lidhni një fshesë me korrent në çekiçin tuaj,
mund të kryeni një punë më të pastër. Përpara
lidhjes, kupa kundër pluhurit duhet të hiqet nga
kapaku kundër pluhurit.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit gjatë
kohës që është në punë.
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
•
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe grimca
ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese që janë
futur në beton. Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore (dorezën ndihmëse) dhe mbajeni fort
veglën dhe nga mbajtësja anësore dhe nga doreza e
çelësit gjatë kohës që është në punë. Moskryerja e
këtij veprimi mund të çojë në humbjen e kontrollit të
veglës dhe ndoshta në lëndime serioze.
Fig.30
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën,
pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë mbi veglën.
Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni veglën
në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion kur vrima bllokohet me
ashkla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke e
përsëritur këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do
të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM:
Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos mund të
ndodhë gjatë vënies në punë të veglës pa ngarkesë.
Vegla qendërzohet vetë gjatë punës. Kjo nuk ndikon në
precizonin e shpimit.
Fryrësja (aksesor opsional)
Fig.31
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Fig.32
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
Shpimi në dru ose metal
KUJDES:
•
Mos përdorni kurrë “rrotullim me goditje” kur
mandrina e shpimit për ndryshimin e shpejtë është
e instaluar në vegël. Mandrina e shpimit për
ndryshimin e shpejtë mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur
vegla të kthehet mbrapsht.
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin
.
Mund të bëni shpime me diametër deri në 13 mm në
metal dhe me diametër deri në 32 mm në dru.
Për model HR2631F, HR2641, HR2630
Fig.33
Përdorni grupin e mandrinës së shpimit (aksesor
opsional). Gjatë instalimit drejtojuni pjesës “Instalimi ose
heqja e puntos” që përshkruhet në faqen e mëparshme.
Summary of Contents for HR2320T
Page 32: ...32 7 uc 8 9 10 HR2641 11 12 360 ゚ 0 5 1 13 14 ...
Page 34: ...34 30 31 32 13 32 HR2631F HR2641 HR2630 33 34 ...
Page 35: ...35 HR2631FT HR2320T HR2630T 35 36 SDS plus 37 38 Makita Makita Makita Makita SDS Plus S13 S13 ...
Page 47: ...47 14 Њ OFF 1 2 HR2631F HR2631FT 3 ...
Page 49: ...49 HR2641 11 Њ 12 360 ゚ 0 5 1 13 14 15 16 O 17 18 19 20 21 22 ...
Page 52: ...52 Makita Makita SDS Plus S13 S13 ...
Page 65: ...65 Њ 8 9 10 Њ HR2641 Њ 11 Њ 12 Њ 360 ゚ 0 5 1 13 14 15 ...
Page 67: ...67 30 31 32 Њ 13 32 HR2631F HR2641 HR2630 33 34 HR2631FT HR2320T HR2630T 35 36 SDS plus 37 Њ ...
Page 68: ...68 38 Њ Њ Makita Makita Њ Makita Makita SDS Plus S13 S13 ...
Page 72: ...72 8 9 10 11 12 13 14 1 2 HR2631F HR2631FT 3 ...
Page 74: ...74 HR2641 11 12 360 ゚ 0 5 1 13 14 15 16 O 17 18 19 20 21 ...
Page 76: ...76 32 13 32 HR2631F HR2641 HR2630 33 34 HR2631FT HR2320T HR2630T 35 36 SDS plus 37 38 ...
Page 77: ...77 Makita Makita Makita Makita SDS Plus S13 S13 ...
Page 82: ...82 8 9 10 HR2641 11 12 360 ゚ 0 5 1 13 14 15 ...
Page 84: ...84 30 31 32 13 32 HR2631F HR2641 HR2630 33 34 HR2631FT HR2320T HR2630T 35 36 SDS plus 37 ...
Page 85: ...85 є 38 SDS Plus S13 S13 ...
Page 86: ...86 ...
Page 87: ...87 ...