
13
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.2
Goditjet për minutë mund të rregullohen vetëm duke
rrotulluar diskun rregullues. Kjo mund të bëhet ndërkohë
që vegla është në punë. Disku shënon 1 (shpejtësia më
e ulët) deri në 5 (shpejtësia e plotë).
Referojuni tabelës së mëposhtme për marrëdhënien
ndërmjet parametrave të numrit në diskun rregullues
dhe goditjet për minutë.
5
4
3
2
1
Numri mbi diskun e rregullimit
Goditje në minutë
3200
2900
2600
2300
2000
008531
KUJDES:
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.3
Përpara montimit të puntos, pastroni bishtin e puntos.
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Fig.4
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
Fig.5
Këndi i puntos
Fig.6
Fig.7
Puntoja mund të sigurohet në 12 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrëshqisni përpara
unazën e ndërrimit më pas rrotulloni unazën e ndërrimit
për të ndryshuar këndin e puntos. Në këndin e
dëshiruar rrëshqisni unazën e ndërrimit sërish në
pozicionin fillestar. Puntoja do të sigurohet në vend.
Grepi
Fig.8
Kur lidhni kordonin elektrike me kordon zgjatues,
përdorni grepin, në mënyrë që priza e kordonit elektrik
të mos shkëputet nga bashkuesi i kordonit zgjatues.
Caktojeni në kordonin zgjatues 10 cm - 20 cm nga
bashkuesi i kordonit zgjatues.
PËRDORIMI
Fig.9
Poziciononi punton në vend ku nuk cifloset dhe më pas
tërhiqni çelësin. Ushtroni pak presion në vegël që të
mos lëvizë në mënyrë të pakontrolluar. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
Fig.10
SHËNIM:
•
Gjatë heqjes së pllakave me daltë për leskërim,
vendoseni daltën në pjesën e poshtme të pllakave siç
tregohet në figurë. Nëse e përdorni veglën me daltën
të vendosur në sipërfaqen e sipërme të pllakave,
jetëgjatësia e shërbimit të daltës do të shkurtohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s, duke
përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.