145 ALBANIAN
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një furnizim me
energjie me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën
metalike udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm
me rrymë alternative njëfazore. Kjo vegël duhet të
ketë tokëzim ndërkohë që është në përdorim për ta
mbrojtur përdoruesin nga goditjet elektrike. Përdorni
vetëm kordonë zgjatimi me tre tela të cilët kanë spina
me tre degëzime të llojit me tokëzim dhe priza me tre
degëzime që pranojnë spinën e veglës.
PARALAJMËRIME SIGURIE
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
LEXONI DHE NDIQNI TË GJITHA
UDHËZIMET E SIGURISË.
1.
Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë
fikeni dhe shkëputni/hiqni kutinë e baterisë
nga pajisja.
2.
Mos e mbuloni llambën ose bllokoni vrimat e
ajrimit të pajisjes me pëlhurë ose karton etj.
Ndryshe mund të shkaktojë flakë.
3.
Kur e përdorni pajisjen me rrymë AC, mos e
përdorni pajisjen në vende të njoma ose të
lagura.
4.
Mos e ekspozoni pajisjen në shi ose borë.
Asnjëherë mos e lani me ujë.
5.
Mos e përdorni pajisjen në atmosfera
shpërthyese, të tilla si prania e lëngjeve të
ndezshme, gazeve ose pluhurit.
6.
Spinat e pajisjes duhet të përputhen me prizën.
Asnjëherë mos i modifikoni spinat në ndonjë
lloj mënyre.
Përdorimi i spinave të pamodifikuara
dhe prizave të përshtatshme do të reduktojë
rrezikun e goditjes elektrike.
7.
Kur përdorni pajisjen, shmangni kontaktin
e trupit me sipërfaqet e tokëzuara si tubat,
radiatorët, furrat me mikrovalë ose frigoriferët.
Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi
juaj prek tokën.
8.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë
mos e përdorni kordonin për transportimin,
tërheqjen ose shkëputjen e pajisjes. Mbajeni
kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve
të mprehta ose pjesëve lëvizëse.
Kordonët
e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun e
goditjes elektrike.
9.
Kur e përdorni pajisjen në ambiente të
jashtme, përdorni një kordon zgjatues të
përshtatshëm për përdorim në ambiente të
jashtme. Përdorimi i kordonit të përshtatshëm
për ambient të jashtëm ul rrezikun e goditjes
elektrike.
10.
Nëse kablloja ose kordoni fleksibël i jashtëm
i këtij ndriçuesi dëmtohet, ai duhet të
zëvendësohet me një kordon të veçantë ose
kordon që disponohet ekskluzivisht nga
prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit.
11.
Mos shikoni drejtpërdrejt te burimi i dritës.
12.
Mos e prekni prizën me duar të lagura ose me
yndyrë.
13.
Gjithmonë vendoseni pajisjen në një vend të
niveluar dhe të palëvizshëm.
Në të kundërt,
mund të rrëzohet aksidentalisht.
14.
Gjithmonë vendoseni pajisjen në pozicion vertikal.
15.
Burimi i dritës që përmban ky ndriçues duhet
të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose
agjenti i tij i shërbimit ose nga një person tjetër
i kualifikuar.
16.
Mos e lini kordonin e rrymës të shkëputur nga
pajisja ndërkohë që furnizohet energji nga një
prizë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktoni
goditje elektrike.
17.
Mos e përdorni dorezën e transportimit për
ndonjë qëllim tjetër përveç transportimit të
pajisjes, si p.sh. për ta ngritur me pajisje
ngritëse.
18.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shkëndijave apo
atmosferës gërryese etj.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi.
Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar.
Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.