21
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e fletës të sharrës
KUJDES:
•
Gjithmonë pastroni të gjitha ashklat ose mbetjet e
huaja që futen në disk dhe ose në mbajtësen e
fletës. Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë
në shtrëngimin e pamjaftueshëm të fletës duke
çuar në lëndim të rëndë trupor.
•
Mos e prekni fletën ose materialin e punës
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
•
Shtrëngoni fort fletën e sharrës. Moskryerja e këtij
veprimi mund të shkaktojë dëmtime serioze.
•
Kur hiqni fletën e sharrës, kini kujdes të mos
lëndoni gishtat me majën e fletës ose majën e
materialit të punës.
Për të instaluar fletën, hapni hapësen e veglës në
pozicionin që tregohet në figurë.
Fig.6
Duke mos ndryshuar pozicion, futni fletën e sharrës në
morsetën e fletës deri kur dy pjesët e dala të fletës të
mos shihen më.
Fig.7
Kthejeni hapësen e veglës në pozicionin e saj fillestar.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që fleta të jetë kapur
siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
KUJDES:
•
Mos e hapni hapësen e veglës më tepër nga sa
duhet përndryshe mund të dëmtohet vegla.
Për të hequr fletën, hapni hapësen e veglës në
pozicionin që tregohet në figurë. Tërhiqeni fletën e
sharrës nga jashtë drejt bazës.
Fig.8
SHËNIM:
•
Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.9
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Pllaka e mbulimit
Fig.10
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso dekorative,
plastikë etj. Kjo mbron sipërfaqet e ndjeshme ose
delikate nga dëmtimi. Përshtateni atë në pjesën e
pasme të bazës së veglës.
Pajisja kundër ciflave
Fig.11
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër ciflave.
Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni bazën
përpara deri në fund dhe përshtateni në anën e pasme të
bazës së veglës. Kur përdorni pllakën e mbulimit, instalojeni
pajisjen kundër ciflave në pllakën e mbulimit.
KUJDES:
•
Pajisja kundër ciflave nuk mund të përdoret kur
kryeni prerje me kënd.
Heqja e pluhurave
Hundëza e pluhurit (aksesor opsional) rekomandohet
për të kryer prerje të pastra.
Fig.12
Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë.
Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën e majtë
ose të djathtë të bazës.
Fig.13
Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me
hundëzën e pluhurit.
Fig.14
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
Fig.15
Ndizeni veglën ndërkohë që fleta nuk është në kontakt
me materialin dhe prisni derisa fleta të marrë shpejtësi
të plotë. Më pas vendoseni bazën mbi material dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënjuar më parë.
SHËNIM:
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni veglën
për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Kur prisni me kthesa, shtyjeni veglën përpara shumë
ngadalë.
Prerje me buzë
Fig.16
KUJDES:
•
Përpara animit të bazës, sigurohuni gjithmonë që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë që
buloni të pozicionohet në qendër të folesë së buzëve në
bazë.