![Makita DHP446 Instruction Manual Download Page 20](http://html.mh-extra.com/html/makita/dhp446/dhp446_instruction-manual_225576020.webp)
20
10.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-11
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) ngarkuesi i
baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor
baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50
゚
C (122
゚
F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të
shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10.
Bateritë e përmbajtura me jone litiumi u
nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për
mallrat e rrezikshme.
Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta,
agjentë përcjellës, duhen zbatuar kërkesa të
posaçme për paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit që transportohet,
kërkohet konsultimi me një ekspert për materialet
e rrezikshme. Gjithashtu duhen zbatuar
rregulloret më të detajuara kombëtare.
Mbështilleni me shirit ose fshihini kontaktet e
hapura si dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
atillë që të mos lëvizë nëpër paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive joorigjinale Makita ose i baterive të
ndryshuara mund të çojë në shpërthim të baterisë duke
shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëmtim.
Përdorimi i mësipërm zhvlerëson garancinë nga Makita
për veglën dhe ngarkuesin Makita.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e
dhomës në 10
゚
C - 40
゚
C (50
゚
F - 104
゚
F).
Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet
përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni kutinë e baterisë, nëse nuk e
përdorni për një periudhë të gjatë (për më
shumë se gjashtë muaj).