![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/bo6030/bo6030_instruction-manual_230303015.webp)
15
Vendosja e qeses së pluhurit prej letre
(aksesor opsional)
Fig.10
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e qeses
së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga lart.
Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të pluhurit në
kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.11
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Fig.12
Fig.13
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.14
KUJDES:
•
Mos e ndizni kurrë veglën kur është në kontakt me
materialin e punës. Kjo mund të shkaktojë lëndim
të përdoruesit.
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa diskun
abraziv. Mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të
marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën me
ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën ngjitur
me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
Punimet e lëmimit
KUJDES:
•
Përdorni vetëm një pllakë sfungjeri origjinale
Makita, pllakë të presuar ose prej leshi (aksesorë
opsionalë).
•
Veglën gjithmonë vëreni në punë në shpejtësi të
ngadaltë për të parandaluar dëmtimin/djegien e
sipërfaqeve të punës.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e lëmit
dhe të shkaktojë mbingarkesë të motorit duke çuar
në avari të veglës.
1.
Aplikimi i dyllit
Fig.15
Përdorni një pllakë sfungjeri opsionale. Aplikoni
dyllë në pllakën e sfungjerit ose në sipërfaqen e
punës. Vegla duhet të punojë në shpejtësi të ulët
për të shpërndarë dyllin.
SHËNIM:
•
Në fillim përhapni dyllin në një pjesë jo të
rëndësishme të sipërfaqes së punës për t’u
siguruar që vegla të mos e gërvishtë sipërfaqen
ose të mos bëjë shpërndarje jo uniforme të dyllit.
2.
Heqja e dyllit
Fig.16
Përdorni një pllakë të presuar opsionale. Vegla duhet
të punojë në shpejtësi të ulët për të hequr dyllin.
3. Lustrimi
Fig.17
Përdorni një pllakë leshi opsionale. Vëreni veglën
në punë në shpejtësi të ulët dhe vendosni pllakën
e leshit me ngadalë mbi sipërfaqen e punës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË, riparimet,
inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave dhe çdo
mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e
autorizuara të shërbimit të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
•
Disqet abrazive të llojit me kapje (me vrima të
shpuara paraprakisht)
•
Pllakë sfungjeri e llojit me kapje
•
Pllakë leshi të presuar e llojit me kapje
•
Pllakë leshi e llojit me kapje
•
Copë smerilimi
•
Qese pluhuri prej letre
•
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
•
Pllaka 150
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for BO6030
Page 3: ...3 13 003745 14 003746 1 15 003747 1 16 003748 1 17 003749 ...
Page 46: ...46 ...
Page 47: ...47 ...