14
Fig.12
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit.
Heqja e kutisë së pluhurit dhe qeses filtruese prej letre.
Fig.13
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
Fig.14
Hiqni në fillim qesen filtruese prej letre duke shtrënguar
pak anën e logos në buzën e kartonit dhe më pas duke
shtyrë buzën e kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga
iliku lidhës i kutisë së pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.15
KUJDES:
•
Mos e ndizni kurrë veglën kur është në kontakt me
materialin e punës. Kjo mund të shkaktojë lëndim
të përdoruesit.
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa diskun
abraziv. Mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
•
Kontakti i skajit të pllakës me materialin gjatë
përdorimit të veglës mund të dëmtojë pllakën.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.
KUJDES:
•
Pllaka e smerilimit rrotullohet në drejtim orar gjatë
punës me ngarkesë, por mund të rrotullohet në
drejtim kundërorar gjatë punës pa ngarkesë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disqe smerilimi
•
Qese pluhuri prej letre
•
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
•
Kutia e pluhurave
•
Qese letre për filtrim
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for BO5030
Page 43: ...43 ...