14
Fig.12
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit.
Heqja e kutisë së pluhurit dhe qeses filtruese prej letre.
Fig.13
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
Fig.14
Hiqni në fillim qesen filtruese prej letre duke shtrënguar
pak anën e logos në buzën e kartonit dhe më pas duke
shtyrë buzën e kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga
iliku lidhës i kutisë së pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.15
KUJDES:
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa letrën
abrazive. Kështu mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë letrën abrazive ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Një rektifikues
lustrimi zakonisht përdoret për të hequr vetëm sasi të
vogla materiali njëherësh. Meqë cilësia e sipërfaqes
është më e rëndësishme se sasia e materialit të hequr,
mos e lodhni shumë veglën. Gjatë gjithë kohës mbajeni
bazën ngjitur rrafsh me materialin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Letër abrazive (pa vrima të shpuara paraprakisht)
•
Qese pluhuri prej letre
•
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
•
Pllakë perforimi
•
Qese e pluhurit
•
Kutia e pluhurave
•
Qese letre për filtrim
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.