14
ENH101-13
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Sharra portative me rrip
Nr. i modelit/ Lloji: 2107F
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
98/37/KE deri më 28 dhjetor 2009 dhe pastaj me
2006/42/KE nga 29 dhjetori 2009
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN60745
Dokumentimi teknik ruhet nga përfaqësuesi ynë i
autorizuar në Evropë që është:
Makita International Europe Ltd,
Michigan, Drive, Tongwell,
Milton Keynes, MK15 8JD, England
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB005-5
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
SHARRËN E DORËS ME SHIRIT
1.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
izoluara të kapjes kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin aksesori prerës mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin e
vet.
Nëse aksesorët prerës prekin një tel me
rrymë atëherë pjesët metalike të pajisjes elektrike
elektrizohen dhe mund t’i japin punëtorit goditje
elektrike.
2.
Përdorni vetëm fletë me gjatësi 1140 mm (44-
7/8 inç), me gjerësi 13 mm (1/2 inç) dhe me
trashësi 0,5 mm (0.020 inç).
3.
Kontrolloni diskun me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
4.
Siguroni mirë materialin e punës. Përpara
prerjes së një grumbulli materialesh,
sigurohuni që të gjitha materialet të jenë të
siguruara mirë bashkë.
5.
Prerja e materialeve të lyera me vaj mund të
bëjë që fleta të dalë papritur. Fshini të gjithë
vajin e tepërt nga materiali i punës përpara
prerjes.
6.
Asnjëherë mos përdorni vaj për prerje si lëndë
lubrifikuese për prerjen. Përdorni vetëm
parafinë Makita për prerje.
7.
Mos mbani doreza gjatë punës.
8.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
9.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
10.
Kur prisni metal, bëni kujdes nga ashklat e
nxehta fluturuese.
11.
Mos e lini veglën të funksionojë pa mbikëqyrje.
12.
Mos e prekni fletën e sharrës ose materialin e
punës menjëherë pas veprimit; ato mund të
jenë shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin
lëkurën.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.