23
ALBANIAN
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin
.
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar
për vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë
mbi veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira.
Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të
rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të
pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM:
Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë të
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Shpimi në dru ose metal
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë “rrotullim me
goditje” kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël.
Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla të
kthehet mbrapsht.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin.
Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin
.
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë
shpimi pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e
madhësisë 1/2″-20 dhe më pas instalojini ato te vegla.
Gjatë instalimit të saj referojuni seksionit “Instalimi ose
heqja e puntos së shpimit”.
►
Fig.25:
1.
Grupi i mandrinos së shpimit
2.
Përshtatësi i mandrinës
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
►
Fig.26
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e trapanos me majë karbiti (puntot me
majë karbiti SDS-Plus)
•
Përshtatësi i mandrinos
•
Mandrino shpimi pa çelësa
•
Grasoja për punton
•
Matësi i thellësisë
•
Fryrësja
•
Kupa kundër pluhurit
•
Kompleti i kupës kundër pluhurit
•
Seti i bazës mbajtëse
•
Syzet mbrojtëse
•
Grepi
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for 0088381849258
Page 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 2 Fig 4 1 A B Fig 5 1 Fig 6 1 Fig 7 1 Fig 8 2 ...
Page 3: ...1 2 Fig 9 1 Fig 10 1 2 Fig 11 1 2 Fig 12 1 Fig 13 1 2 3 1 2 3 3 Fig 14 1 2 Fig 15 3 ...
Page 4: ...Fig 16 1 Fig 17 1 2 Fig 18 1 Fig 19 1 2 Fig 20 1 Fig 21 Fig 22 4 ...
Page 5: ...1 2 3 1 2 3 Fig 23 Fig 24 1 2 Fig 25 Fig 26 5 ...
Page 71: ...71 ...