![Makita 0088381556644 Instruction Manual Download Page 72](http://html.mh-extra.com/html/makita/0088381556644/0088381556644_instruction-manual_233433072.webp)
72
SHËNIM
• Kontrolloni nëse aksesori ciklon, pastruesja dhe tubi i drejtë janë të lidhur
mirë përpara se të filloni punën.
• Nëse forca thithëse nuk rikuperohet as pas hedhjes së pluhurave dhe pastrimit
të filtrit të rrjetëzuar, kontrolloni mos është mbledhur pluhur në qesen apo
pakon e letrës së pluhurave të pastrueses, apo mos ka ndodhur ndonjë bllokim.
Pastrimi
•
Në rast se kutia e pluhurave ndotet apo nëse bllokohet filtri i rrjetëzuar, hiqini dhe
pastrojini me ujë.
(Shihni “Hedhja e pluhurave” për procedurën e heqjes.)
• Thajini mirë pjesët përpara rivënies dhe përdorimit.
Fig. 4:
1. Kutia e pluhurave 2. Filtri i rrjetëzuar
Në rast se filtri i rrjetëzuar ndotet së tepërmi, pastrojeni sipas procedurave të mëposhtme.
1.
Rrotullojeni filtrin e rrjetëzuar në drejtim kundërorar dhe hiqeni pasi t'i lironi kapëset.
Fig. 5:
1. Filtri i rrjetëzuar 2. Kapësja
2.
Hiqini pluhurat nga filtri i rrjetëzuar dhe lajeni me ujë. Pas kësaj, thajeni mirë.
3.
Vendoseni filtrin e rrjetëzuar në bazament me kapëset të drejtuara sipas folesë.
Rrotullojeni filtrin e rrjetëzuar në drejtim orar derisa kapëset të sigurohen me kërcitjen
karakteristike. Sigurohuni që filtri i rrjetëzuar të instalohet në formë të sigurt.
Fig. 6:
1. Filtri i rrjetëzuar 2. Kapësja 3. Foleja
Summary of Contents for 0088381556644
Page 2: ...2 3 1 2 1 2 3 1 4 2 1 2 3 1 2 4 ...
Page 3: ...3 1 2 5 1 2 3 6 ...
Page 121: ...121 ...
Page 122: ...122 ...
Page 123: ...123 ...