Udhëzime të Tjera të Dobishme
Pastrimi dhe Kujdesi
Për rezultatet më të mira dhe për një
gatim sa më të këndshëm, ju lutemi të
lexoni plotësisht këto komente.
Për rezultatet më të mira:
1. Kur përcaktoni kohën për një ushqim
të veçantë, filloni duke përdorur kohën
minimale dhe duke kontrolluar disa herë
gjendjen. Ekziston mundësia që ushqimi të
gatuhet më shumë sesa duhet, sepse
mikrovalët gatuajnë shumë shpejt.
2. Sasitë e vogla të ushqimit ose ushqimet me
përmbajtje të ulët uji mund të thahen ose të
forcohen nëse gatuhen për kohë të gjatë.
Shkrirja e ushqimeve të ngrira:
1. Ushqimet e ngrira mund të vendosen direkt
në furrë për t’u shkrirë. (Sigurohuni të hiqni
çdo lidhëse ose mbështjellëse metalike.)
2. Shkrijini ushqimet sipas këshillave të shkrirjes
që jepen në këtë manual.
3. Pjesët e ushqimit që shkrihen më shpejt sesa
pjesët e tjera, mbulojini me një copë të vogël
letre alumini. Kjo ndihmon në ngadalësimin
ose ndalimin e procesit të shkrirjes.
SIGUROHUNI QË FURRA ËSHTË E FIKUR
PËRPARA PASTRIMIT.
Mbajini sipërfaqet e brendshme të furrës të pastra
dhe të thata.
Si rregull, ato pastrohen njëra pas tjetrës.
FAQET E BRENDSHME
Hiqni çdo grimcë dhe mbetje ushqimesh midis derës
dhe furrës duke përdorur një pecetë të lagësht.
Kjo zonë duhet pastruar veçanërisht mirë për të
garantuar që dera do të mbyllet si duhet. Fshini
çdo shenjë yndyre me një leckë të sapunisur dhe
pastaj shpëlajeni dhe thajeni. Mos përdorni mjete
abrazive, të cilat mund të gërvishtin dhe të dëmtojnë
sipërfaqen e lyer të furrës.
ASNJËHERË MOS DERDHNI UJË BRENDA FURRËS.
MBAJTËSJA ME RROTA
Mbajtësja me rrota duhet të hiqet dhe të pastrohet në
ujë të ngrohtë me sapun të paktën një herë në javë
për të parandaluar që yndyra të kufizojë rrotullimin
e rrotave.
DERA
Dera dhe guarnicionet e saj duhet të mbahen të
pastra në çdo kohë. Përdorni vetëm ujë të vakët
me pak sapun për ta shpëlarë dhe pastaj thajeni
plotësisht.
MOS PËRDORNI MATERIALE ABRAZIVE, TË TILLA SI
PLUHURI PASTRUES OSE SFUNGJERËT ME RRJETË
TELI OSE PLASTIKE.
Pjesët metalike do të mirëmbahen më lehtë nëse
fshihen vazhdimisht me një leckë të lagësht.
PJESA E JASHTME
Pastrojeni me detergjent të butë dhe ujë të vakët,
shpëlajeni dhe thajeni me një leckë të butë.
Mos përdorni materiale abrazive. Mos derdhi ujë
në vrimat e ajrit. Nëse kablloja elektrike njolloset,
fshijeni atë me një leckë të lagësht.
4. Disa ushqime nuk duhen shkrirë plotësisht
përpara gatimit. Për shembull, peshku
gatuhet kaq shpejt saqë ndonjëherë është
më mirë ta filloni gatimin kur ai është paksa
i ngrirë.
5. Në disa receta gatimi mund të jetë e
nevojshme të zgjatet ose të shkurtohet koha
e gatimit, në varësi të temperaturës së nisjes.
SHËNIM:
Ajri që del nga vrima mund të ngrohet gjatë
gatimit.
Skuqja:
Ka disa ushqime që nuk gatuhen aq kohë sa
duhet për skuqje në furrën me mikrovalë dhe
që mund të kenë nevojë për ngjyrim shtesë.
Shtresat, si speci i kuq, dhe agjentët skuqës,
si salca Worcestershire, mund të përdoren në
copa mishi, fileto mishi ose copa të mishit të
pulës.
Rostot, shpendët ose proshuta, të gatuara për
10-15 minuta ose më shumë, do të marrin
ngjyrë pa shtuar aditivë.
98
Summary of Contents for MH6022D
Page 16: ......
Page 20: ...MH6022D 20 ...
Page 29: ...29 БЪЛГАРСКИ ...
Page 32: ...32 ...
Page 34: ......
Page 67: ...www lg com HASZNÁLATI UTASÍTÁS MAGYAR MIKROHULLÁMÚ SÜTŐ MS2022D MS2022DS MH6022D ...
Page 119: ......
Page 120: ......