
10
Shpaketimi dhe Heqja e Bulonave
të Transportit
1
Ngrijeni lavatriçen nga baza prej polistiroli.
•
Pasi të keni hequr kartonin dhe materialin e
transportit, ngrijeni lavatriçen nga baza prej
polistiroli. Sigurohuni që mbajtësja e kazanit të
dalë me bazën dhe të mos mbetet në fund të
lavatriçes.
•
Nëse ju duhet ta shtrini lavatriçen poshtë për të
hequr bazën prej kartoni, gjithmonë mbrojeni
anën e lavatriçes dhe shtrijeni me kujdes në
anë. MOS e shtrini lavatriçen përpara ose
prapa.
Mbajtëse kazani
(Opsional)
Bazë kartoni
2
Hiqni bulonat.
•
Duke filluar me dy bulonat e poshtëm të
transportit, përdorni çelësin (e dhënë) për të
liruar plotësisht të gjithë bulonat e transportit
duke i rrotulluar në drejtim të kundërt të
akrepave të orës. Hiqni bulonat duke i tundur
pak ndërsa i nxirrni.
Mbajtës
Bulon
transporti
3
Montoni tapat e vrimave.
•
Gjeni tapat e vrimave të dhëna në pakon e
aksesorëve dhe montojini në vrimat e bulonave
të transportit.
Tapë
SHËNIM
•
Ruajini bulonat për përdorim në të ardhmen.
Për të mos lejuar dëmtimin e komponentëve të
brendshëm, MOS e transportoni lavatriçen pa
instaluar përsëri bulonat e transportit.
•
Mos heqja e bulonave të transportit dhe
mbajtëseve mund të shkaktojë dridhje të mëdha
dhe zhurmë e cila mund të çojë në dëmtim të
përhershëm të lavatriçes. Kordoni është i fiksuar
në pjesën e pasme të lavatriçes me një bulon
transporti për të parandaluar vënien në punë
bashkë me bulonat e transportit të vendosura.