18
ENG
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Përdorimi i butonit të prekjes inteligjente
1 Për ta ndezur televizorin.
- Shtypni lehtë butonin e prekjes inteligjente, menjëherë poshtë dritës së logos LG në pjesën e poshtme
të televizorit.
2 Për ta fikur televizorin.
- Nëse menyja me prekje nuk afishohet në ekran, shtypni butonin e prekjes inteligjente për rreth dy
sekonda.
Butoni i prekjes
inteligjente
(Butoni i ndezjes)
SHËNIM
y
Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të nxehtësisë, sepse kjo mund të shkaktojë zjarr ose dëmtime
të tjera.
y
Shtypeni lehtë butonin e prekjes inteligjente vetëm me gisht.
y
Nëse prekni pjesë tjetër dhe jo butonin e prekjes inteligjente, televizori mund të mos reagojë.
y
Mos e prekni butonin e prekjes inteligjente me dy ose më shumë gishta. Kjo mund të sjellë
keqfunksionimin e produktit. Rekomandohet që ta shtypni butonin vetëm me një gisht.
3 Për ta përdorur butonin e prekjes inteligjente.
Prek
Rrëshqit
Programi
Prek gjatë
P
<>
Prek
- Shtypja: zgjedh menynë që dëshironi.
- Shtypja dhe mbajtja: Kthehet në hapin e mëparshëm. Nëse nuk ka hap të mëparshëm, veprimi i
shtypjes dhe mbajtjes fik televizorin.
- Rrëshqitja majtas/djathtas: lëviz ndërmjet menyve Programi, Hyrja, Cilësimet, Fikja dhe Volumi. Nëse
dëshironi ta ndryshoni më shpejt kanalin ose nivelin e volumit, rrëshqiteni gishtin majtas ose djathtas
për të shkuar në menynë Programi ose Volumi dhe shtypni dhe mbani menynë për rreth 2 sekonda.