![JVC LT-50VU3005 Quick Start Manual Download Page 60](http://html.mh-extra.com/html/jvc/lt-50vu3005/lt-50vu3005_quick-start-manual_179066060.webp)
Shqip
I dashur klient
Kjo pajisje është në përputhje me direktivat
dhe standardet evropiane në fuqi në lidhje me
përputhshmërinë elektromagnetike dhe sigurinë
elektrike.
Përfaqësuesi evropian i prodhuesit është:
Vestel Germany GmbH
Parkring 6
85748 Garching b.München
Germany
Aksesorët e përfshirë
•
Telekomanda
•
Bateritë: 2 x AAA
• Udhëzuesi i fillimit të shpejtë
Në varësi të modelit
•
Kablloja e lidhjes anësore AV
•
Kablloja e lidhjes YPbPr
•
Njësia USB për WLAN dhe kablloja zgjatuese USB
•
Paketa e montimit në mur
Informacione mbi Sigurinë
KUJDES
RREZIK I GODITJES ELEKTRIKE
MOS E HAPNI
KUJDES:
PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE
PJESËN E PASME).
BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË
RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.
Shënim:
Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e veçorive
përkatëse.
Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të gjata pa
punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin nga priza elektrike.
Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit
nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë
e gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur
nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji
elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në
modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.
Ju lutemi lexoni gjerësisht këto udhëzime
para montimit ose përdorimit të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është projektuar
për t'u përdorur nga personat (përfshirë
fëmijët) që janë të aftë/kanë eksperiencë me
përdorimin e një pajisje të tillë pa qenë të
monitoruar, në rast se nuk janë të monitoruar ose
të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
•
Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të
vogël se 2000 metra mbi nivelin e detit, në vende të
thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
•
Aparati i televizorit është i projektuar për në shtëpi
dhe përdorim të përgjithshëm të ngjashëm, por mund
të përdoret edhe në vende publike.
•
Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë
rreth televizorit.
•
Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose
bllokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh.
gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
•
Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me lehtësi.
Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj. mbi kordonin
elektrik. Një kordon elektrik/prizë i dëmtuar mund të
shkaktojë zjarr ose dridhje nga korrenti. Përdoreni
kordonin elektrik nga spina, mos e hiqni nga spina
televizorin duke tërhequr kordonin elektrik. Mos
e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike me duar
të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një qark të
shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni asnjëherë
kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të tjerë. Nëse
dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe kjo duhet të
kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
•
Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose
spërkatjeve me lëngje dhe mos vendosni objekte
të mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor
(p.sh. mbi raftet mbi aparatin).
•
Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë
të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë
televizorit.
•
Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh. ngrohës
elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.
•
Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi
sipërfaqe të pjerrëta.
•
Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset
plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët shtëpiake.
•
Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori.
Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha,
shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e
televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe
montoni si duhet gominat e mbështetëses.
•
Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me
materiale të rrezikshme ose të djegshme.
PARALAJMËRIM
- Bateritë nuk duhet të ekspozohen
ndaj nxehtësisë së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
PARALAJMËRIM
- Presioni i tepërt i zërit nga kufjet
e ndryshme mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.
MBI TË GJITHA - ASNJËHERË mos lejoni asnjë
person, sidomos fëmijët, të shtyjnë ose të godasin
ekranin, të fusin sende në vrima, fole ose në vende
të tjera të hapura në kasën e pajisjes.
Kujdes
Rrezik për dëmtime të rënda
ose vdekje
Rrezik i goditjes
elektrike
Rrezik nga voltazhi
Mirëmbajtja
Element i rëndësishëm i
mirëmbajtjes