![JVC LT-32VAF5035 Quick Start Manual Download Page 79](http://html.mh-extra.com/html/jvc/lt-32vaf5035/lt-32vaf5035_quick-start-manual_2036493079.webp)
Shqip
- 7 -
Informacione mbi Sigurinë
KUJDES
RREZIK I GODITJES
ELEKTRIKE
MOS E HAPNI
KUJDES:
PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN
E PASME).
BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË
RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.
Shënim:
Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e
veçorive përkatëse.
Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të
gjata pa punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin
nga priza elektrike.
Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit
nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë e
gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur
nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji
elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në
modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.
Ju lutemi lexoni gjerësisht këto
udhëzime para montimit ose
përdorimit të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është projektuar
për t'u përdorur nga personat (përfshirë fëmijët) që
janë të aftë/kanë eksperiencë me përdorimin e një
pajisje të tillë pa qenë të monitoruar, në rast se nuk
janë të monitoruar ose të udhëzuar në lidhje me
përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
•
Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të
vogël se 5000 metra mbi nivelin e detit, në vende të
thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
•
Televizori është projektuar për përdorim shtëpiak
dhe për ambiente të brendshme të ngjashme, por
mund të përdoret edhe në vende publike.
•
Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë
rreth televizorit.
•
Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose
bllokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh.
gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
•
Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me
lehtësi. Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj.
mbi kordonin elektrik. Një kordon elektrik/prizë i
dëmtuar mund të shkaktojë zjarr ose dridhje nga
korrenti. Përdoreni kordonin elektrik nga spina, mos
e hiqni nga spina televizorin duke tërhequr kordonin
elektrik. Mos e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike
me duar të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një
qark të shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni
asnjëherë kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të
tjerë. Nëse dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe
kjo duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
•
Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose
spërkatjeve me lëngje dhe mos vendosni objekte të
mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor
(p.sh. mbi raftet mbi aparatin).
•
Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë
të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë
televizorit.
•
Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh.
ngrohës elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.
•
Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi
sipërfaqe të pjerrëta.
•
Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset
plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët
shtëpiake.
•
Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori.
Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha,
shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e
televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe
montoni si duhet gominat e mbështetëses.
•
Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me
materiale të rrezikshme ose të djegshme.
PARALAJMËRIM
•
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë
së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
•
Presioni i tepërt i zërit nga kufjet e ndryshme mund
të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.
MBI TË GJITHA - ASNJËHERË mos lejoni asnjë
person, sidomos fëmijët, të shtyjnë ose të godasin
ekranin, të fusin sende në vrima, fole ose në vende
të tjera të hapura në kasën e pajisjes.
Kujdes
Rrezik për dëmtime të rënda
ose vdekje
Rrezik i goditjes
elektrike
Rrezik nga voltazhi
Mirëmbajtja
Element i rëndësishëm i
mirëmbajtjes