9
Shqip
tari
UDhËZIME TË RËNDËSIShME TË SIGURIMIT
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet t’i ndjekni masat themelore të sigurimit:
1. Lexojini të gjitha udhëzimet para se të përdorni pajisjen.
2. Për të reduktuar rrezikun nga goditja e rrymës, mos e zhytni pajisjen, ose kabllon / spinën
në ujë ose ndonjë lëng tjetër. Ndiqini udhëzimet për pastrim.
3. Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të mos luajnë me pajisjen.
4. Mos e lini pajisjen e pambikëqyrur, ndërsa ajo është e lidhur me rrymë.
5. Shkëputeni pajisjen nga rryma kur nuk përdoret dhe para pastrimi.
6. Nëse kablloja elektike është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga një serviser i autorizuar
apo persona me kualifikime të barabarta, për t’i shmangur aksidentet.
7. Përdorim i një kablloje zgjatuese nuk është i rekomanduar.
8. Sigurohuni që kablloja elektrike të mos dridhet dhe gërshetohet.
9. Mos e tërhiqni kabllon elektrike. Mos e përdorni atë për ta lëvizur ose për ta mbajtur
pajisjen. Kur e shkëputni pajisjen nga rryma elektrike, tërhiqeni spinën, jo kabllon.
10. Përdorimi i shtojcave që nuk janë furnizuar bashkë me pajisjen, mund të shkaktojë zjarr,
goditje elektrike ose lëndime.
11. Mos lejoni që kablloja elektrike të varet mbi buzën e një tryeze ose një elementi apo të
prekë një sipërfaqe të nxehtë, duke përfshirë edhe sobë. Sigurohuni që kablloja elektrike
të mos varet dhe që askush / asgjë të mos pëngohet në atë.
12. Mos e vendosni pajisjen në ose pranë një gazi ose sobe elektrike, në një furrë të ngrohtë
ose në afërsi të materialeve të djegshme
13. Mos e përdorni pajisjen jashtë ose kur qëndroni në një sipërfaqe të lagësht.
14. Mos e prekni spinën dhe pajisjen me duar të lagura!
15. Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për atë për të cilën është synuar nga prodhuesi.
16. Pajisja nuk është synuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësitë
fizike, ndijore apo mendore që nuk janë të zhvilluara plotësisht apo që kanë mungesë
njohurie dhe eksperience me përdorimin e pajisjes perveç se kur ata janë të mbikëqyrur
nga ana e personës që është përgjegjës për sigurinë e tyre dhe cila ua shpjegon atyre
mënyrën e sigurt për përdorimin e pajisjes dhe nëse i kuptojnë instrukcionet themelore
17. Para ndezjes së pajisjes, kontrolloni që tensioni i treguar në pllakën e pajisjes t’i përshtatet
tensionit të furnizimit të rrjetit elektrik Tuaj.
18. Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë, nëse ka një dëmtim i dukshëm ose nëse pikon.
19. Ruajeni pajisjen në një vend të thatë, e mbrojtur nga pluhuri dhe nga rrezet e diellit direkte.
20. Çdo keqpërdorim apo dështim në ndjekjen e udhëzimeve për përdorim, e bën garancinë
të pavlefshme dhe e liron prodhuesin / distributorin / shitësin nga çdo përgjegjësi.
21. Mos e përdorni pajisjen në banjo, afër ujit apo jashtë.
22. Pastrojini të gjithë pjesët e pajisjes që do të jenë në kontakt me ushqim, siç është
shpjeguar në seksionin rreth pastrimit para përdorimit.
23. Mos i prekni pjesët që lëvizen (rrahëse). Mbajini duart, flokët dhe veshjet, si edhe lopatëzat
dhe veglat e tjera të kuzhinës, larg mikserit gjatë punimit, për të reduktuar rrezikun e
lëndimit ose dëmtimit të pajisjes.
Summary of Contents for HM-3001W
Page 1: ...INSTRUCTION MANUAL Hand Mixer HM 3001W ...
Page 45: ......
Page 46: ...www home electronics info ...