SHQIP
TARI
Mos i hidhni pajisjet elektrike si mbeturina e paklasifikuara komunale, por përdorni
vende të veçanta për grumbullimin e mbeturinave elektronike. Kontaktoni me autoritetet lokale
për informacion në lidhje me sistemet që janë në dispozicion për asgjësimin e mbeturinave
elektronike. Nëse pajisjet elektrike hidhen në deponi, substanca të rrezikshme mund të rrjedhin
në ujërat nëntokësore dhe të hyjnë në zinxhirin ushqimor, duke ndikuar negativisht në shëndetin
Tuaj dhe mjedisin.
MËNYRA E PËRDORIMIT TË PAJISJES
PASTRIMI
1. Shkëputeni pajisjen nga rryma.
2. Përveç bazës (motorit) dhe kabllos elektrike, të gjitha pjesët të tjera të pajisjes
mund të lahen me ujë dhe detergjent pjatash. Shpëlani mirë çdo gjurmë të
detergjentit dhe thani mirë çdo seksion para se ta largoni pajisjen.
3. Fshijeni bazën me një leckë të lagur dhe të butë dhe thajeni.
4. Mos i përdorni tretësirat ose produktet me acide apo me bazë Ph siç është
zbardhues për pastrimin e kësaj pajisje. Mos i përdorni produktet abrazive.
5. Mos e zhytni kabllon elektrike dhe bazën e pajisjes në ujë ose ndonjë lëng
tjetër, mos i vendosni nën ujë të rrjedhshëm.
6. Pajisja duhet të pastrohet rregullisht nga mbetjet e frutave.
7. Këto pjesë mund të lahen në pjatalarëse: mbulesa mbrojtëse, konet për
shtrydhjen, filtri për pulpë, ena për lëng.
1. Para përdorimit shpështjelleni tërë kabllon elektrike dhe sigurohuni që të gjitha
pjesët janë në vend.
2. Mos e përmbysni apo shtyni pajisjen ndërsa ajo është në veprim ose lidhur me
rrymë.
3. Mos e mbani pajisjen me kokë poshtë.
4. Futeni spinën në prizë.
5. Priseni agrumin e dëshiruar në gjysmë.
6. Gjysmën e agrumit futeni në konin për shtrydhjen frutash dhe shtypni butësisht
. Presioni e aktivizon pajisjen.
7. Për të ndaluar pajisjen, duhet ta ndaloni presionin mbi konin.
8. Për të derdhur lëng në një gotë duhet ta hiqni konin dhe filtrin nga ena.
9. Kur strydhni një sasi të madhe të frutave, kohë pas kohe duhet ta pastroni filtrin
nga mbetjet e pulpës.