
28
Shqip
Montimi
(shih faqen 36)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese nuk
duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet që
të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Filtri i bllokimit të papastërtive duhet të instalohet për të parandaluar futjen e
papastërtive nga rrjeti i tubacioneve të ujit. Futja e papastërtive mund të ndikojë
në funksionimin dhe/ose mund të çojë në dëmtime të pjesëve funksionuese të
rubinetit, dëmtime për të cilat Hansgrohe nuk mban asnjë përgjegjësi.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 0,6 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,17 - 0,4 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Dezinfektim Termik:
70°C / 4 min
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
• Ky produkt nuk mund të përdoren me ngrohës elektrikë të ujit të drejtuara në
mënyrë hidraulike ose termike.
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përmasat
(shih faqen 33)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 34)
Shembuj të montimit
(shih faqen 34)
Uji i ngrohtë
Uji i ftohtë
Në këtë zonë është i nevojshëm një përforcim i murit.
Kapaciteti i shkarkimit duhet të jetë më shumë se 50 l/minutë.
Shkarkimi
Pjesët e servisit
(shih faqen 40)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
Zgjatësi 25 mm
set i nivelimit 1°
Pastrimi
(shih faqen 37)
Vendosni doreza mbrojtëse
Vendosni mbrojtëse për sytë
Largues bigorri
(me bazë acidi citrik)
Shmangni kontaktin me sytë dhe lëkurën. Nëse produkti bie në kontakt me sytë,
shpëlajini ato mirë me ujë të bollshëm.
Sfungjer natyral
i
> 50 l/min
Raindrain
Demtim
Shkaku
Ndihme
Koka e dushit rrjedh shumë
- Koka e dushit e ndotur / me kalk
- Pastrimi / heqja e kalkut nga koka e dushit
(shih faqen 37)