Montimi shih faqen 31
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh që
sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të montimit
(nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që struktura e murit
është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk paraqet asnjë pikë të
dobët.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
• Në rast emergjence tubi në sektorin e poshtëm mund të shkurtohet me një sharrë
të hollë.
• Nëse paraqiten probleme me ngrohësin elektrik të ujit ose me ndryshime të
mëdha të presionit, atëherë duhet montuar në hyrjen e ujit të ftohtë një rregullues
i ujit në tubacione (nr. i art. 97510000).
• Krahu për kokën e dushit mund të rregullohet vetëm një herë në këndin e
dëshiruar dhe kjo gjatë instalimit të tij. Nuk është i mundur një rregullim i
mëvonshëm gjatë kohës që dushi është në përdorim.
Shqip
Pjesët e servisit
(shih faqen 39)
Pastrimi
(shih faqen 35 dhe broshura bashkëngjitur)
Përdorimi
(shih faqen 34)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë
anash.
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 36)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Përmasat
(shih faqen 36)
Mirëmbajtja
(shih faqen 38)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (së paku një herë në vit). Për të lehtësuar përdorimin e
njësisë rregulluese, termostati do të duhej çuar herë pas here nga
shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.>
Justimi
(shih faqen 33)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në dalje e termostatit.
Korrigjimet janë të nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e
rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me temperaturën e përcaktuar në
termostat.
Funksionet e sigurisë
(shih faqen 33)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e
dëshiruar, p.sh. 42 ºC.
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përshkrimi i simbolit
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 70°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Përmasat e lidhjeve:
150±12mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Demtim
Shkaku
Ndihme
Pak ujë
-
Presioni ushqyes jo Iimjaftueshem
-
Kontrolloni presionin e tubacionit
-
Sita qe mbledh papastertite tek njesia rregulluese
eshte me papasterti
-
Pastroni siten para termostatit dhe mbi njesine
rregulluese (94282000)
-
Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
-
Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
Rrjedhje e kryqezuar, uji i ngrohte do te cohet tek
tubacioni i ujit te ftohte kur armatura eshte e mbyllur ose
anasjelltas
-
Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit me papasterti ose
me defekt
-
Pastroni ose kembeni penguesinn e rrjedhjes mbrapsht
te ujit>
Temperatura reale nuk perputhet me temperaturen e
regjistruar
-
Termostati nuk eshte rregulluar
-
Rregulloni termostatin
-
Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
-
Rrisni temperaturen e ujit te ngrohte nga 42 ºC deri
65 ºC
Rregullimi i temperatures nuk eshte i mundur
-
Njesia rregulluese me kalk
-
Kembeni njesine rregulluese
Ngrohesi i ujit nuk ndizet kur termostati eshte ne pune
-
Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
-
Pastroni / këmbeni sitën
-
Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar
-
Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
29