2 8
SQ
U D H Ë Z I M E S I G U R I E
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit duhet
që të vishni doreza.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një dorezë
mbajtëse e veçantë
Ulluku prej xhami mund të mbajë ujë të nxehtë. Kjo mund të shkaktojë djegie.
Pluhuri ose materiale të tjera të forta mund të depozitohen në ullukun e hapur mbi
ose në ujë.
Detergjentet pastruese ose lëngje të tjera të dëmshme për shëndetin mund të
përzihen me ujin e ndenjur.
Uji mund të prishet për shkak të ndikimeve të ndryshme të jashtme.
Për shkak të rrjedhjes së hapur të ujit ekziston rreziku që të futen papastërti nga
jashtë.
Një ulluk i dëmtuar uji prej xhami duhet ndryshuar, përndryshe ekziston rreziku i
dëmtimit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
U D H Ë Z I M E P Ë R M O N T I M I N
⁄ Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti. Pas
instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i sipërfaqes.
⁄ Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
⁄ Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
⁄ Produkti është i përshtatshëm vetëm për sektorin privat, dhe jo për sektorin
gjysmë-publik dhe publik.
⁄ Rubineti është e pajisur me një rrjedhë të njëtrajtshme (laminare), e cila nxjerr në
pah anën e natyrshme të elementit të jetës ujë.
Duke qenë se tek rrjedha e njëtrajtshme (laminare) kemi të bëjmë me një rrjedhë pa
përbërje ajri, ne për të mënjanuar stërkalat e ujit këshillojmë përdorimin e një
lavamani me thellësi ekstra.
Informacione të tjera mund të gjeni tek Axor Rubineta-Tavolina larje-Matricë
(Armaturen-Waschtisch-Matrix).
Mundësi të tjera për mënjanimin e stërkalave të ujit janë ndryshimi i pikës së takimit
të rrjedhës së ujit në lavaman duke rrotulluar ullukun ose çaktivizimi i vorbullës duke
liruar formuesin e rrjedhës. (shih faqen Fig. A-C)
⁄ Ventili dalës mund të përdoret vetëm për përcaktimin teknik të përdorimit të tij. Nuk
lejohet përforcimi apo vendosja e objekteve të tjera në ventilin dalës si p.sh. të një
gjysëm harku.
T Ë D H Ë N A T E K N I K E
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Dezinfektim Termik:
70°C ⁄ 4 min
⁄ Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
⁄ Xhami përmban oksid plumbi.
P Ë R S H K R I M I I S I M B O L I T
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
M I R Ë M B A J T J A (shih faqen 36)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në
bazë të normave EN 806-5 konform normave nacionale dhe regjionale (së
paku një herë në vit).
P Ë R M A S A T (shih faqen 33)
D I A G R A M I I Q A R K U L L I M I T (shih faqen 33)
P J E S Ë T E S E R V I S I T (shih faqen 40)
XXX = Kodimi me anë të ngjyrave
000 = Krom
020 = Polished Chrome
130 = Polished Bronze
140 = Brushed Bronze
250 = Brushed Gold-Optic
260 = Brushed Chrome
300 = Polished Redgold
310 = Brushed Redgold
330 = Polished Black Chrome
340 = Brushed Black Chrome
450 = E Bardhë
800 = Stainless Steel Optic
820 = Brushed Nickel
830 = Polished Nickel
930 = Polished Brass
950 = Brushed Brass
990 = Polished Gold-Optic
P A J I S J E T Ë P O S A Ç M E (nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
Trupi i rrjedhës #92341000 (i këshilluar në presionin e punës < 0,15 MPa)
P A S T R I M I (shih faqen 37)
P Ë R D O R I M I (shih faqen 36)
⁄ Si tek të gjitha rubinetet në mëngjes ose pas një kohe mospërdorimi > 4
orë nuk lejohet përdorimi i gjysmës së parë të litrit si ujë i pijshëm.Në
vendet sub-tropikale dhe tropikale në përgjithësi nuk lejohet përdorimi i
gjysmës së parë të litrit. (Informacione të tjera gjeni te institucionet vendore
për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit.)
⁄ Nëse armatura nuk do të përdoret për më shumë se tre ditë (p.sh. gjatë
pushimeve), duhet të largohet uji i mbetur nga shkarkuesi në mënyrë që të
mos krijohet një vend për grumbullimin e mushkonjave.
⁄ Nëse uji qëndron për një kohë të gjatë, futen në ujë papastërti nga
ambienti.Prandaj ulluku i xhamit duhet pastruar plotësisht në periudha
kohore të rregullta (të paktën 1 x në javë), madje në vende sub-tropikale
dhe tropikale çdo ditë.
⁄ Ulluku prej xhami kërkon një përdorim të kujdesshëm.
S H E N J A E K O N T R O L L I T (shih faqen 34)
M O N T I M I (shih faqen 34)