![background image](http://html1.mh-extra.com/html/favorit/si60-i14n/si60-i14n_user-manual_546816106.webp)
AL-
6
KAPITULLI 2: INFORMACIONE MBI SIGURINË DHE REKOMANDIME
Riciklimi
• Materialet riciklueshme janë përdorur në komponente të caktuara dhe
tek paketimi.
• Pjesët plastike janë shënuar me shkurtime ndërkombëtare; (>PE<, >PS<,
>POM<, >PP<,)
• Pjesët e kartonit janë prodhuar nga letër e ricikluar e cila duhet të hidhet
në kontejnerët e grumbullimit të letrës për riciklim.
• Materiale të tilla nuk janë të përshtatshme për kazanët e plehrave. Ato
duhet të dorëzohen tek qendrat e riciklimit.
• Kontaktoni qendrat përkatëse në mënyrë që të merrni informacion mbi
metodat dhe pikat për eleminim.
Informacion mbi sigurinë
Kur ju merrni në dorëzim makinerinë tuaj
• Nëse ju shihni ndonjë dëm mbi paketimin e makinerisë tuaj, ju lutemi
njoftoni shitësin tuaj.
• Hiqni materialet e paketimit, siç udhëzohet dhe shkatërroni ato në
përputhje me rregullat.
Pikat që duhet ti keni parasysh gjatë instalimit të makinerisë
• Zgjidhni një vend të përshtatshëm, të sigurtë dhe të niveluar për të
instaluar pajisjen tuaj.
• Kryeni instalimin dhe lidhjet e pajisjes tuaj duke ndjekur udhëzimet.
• Ne rekomandojmë që pajisja të instalohet nga një instalues i autorizuar,
dhe duhet të riparohet vetëm nga një teknik i miratuar.
• Vetëm pjesë këmbimi origjinale duhet të përdoren me makinerinë.
• Para instalimit, sigurohuni që pajisja është hequr nga priza.
• Kontrolloni nëse sistemi i brendshëm i kutisë elektrike është lidhur
sipas rregullave.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhet të përputhen me vlerat në pllakën
e specifikimeve.
• Sigurohuni që makineria nuk qëndron mbi kabllon e furnizimit me energji elektrike.
• Asnjëherë mos përdorni një kabllo zgjatuese ose një kuti shumëfishe
për të bërë një lidhje.
Spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
• Pas instalimit, për herë të parë vendoseni në punë të zbrazur.
Gjatë përdorimit të përditshëm
• Kjo makineri është për përdorim shtëpiak; mos e përdorin atë për ndonjë
qëllim tjetër.
Përdorimi komercial i lavastoviljes do të zhvlerësojë garancinë.
• Mos përdorni detergjent dhe shpëlarës që nuk janë projektuar posaçërisht
për lavastovilje. Përdorimi i artikujve të tillë mund të zhvlerësojë garancinë.
• Për shkak të rrezikut të shpërthimit, mos vendosni në lavastovilje ndonjë
agjentë kimik shpërbërës të tilla si tretës.
• Kontrolloni para larjes nëse sendet plastike janë rezistente ndaj nxehjes.
Summary of Contents for SI60-I14N
Page 27: ...www favoritelectronics com ...
Page 28: ...34 24 27 1 ...
Page 43: ...1 1 16 4 2 SALT 3 1 ...
Page 46: ...19 DETERGENT ...
Page 60: ...33 ...
Page 61: ...34 ...
Page 62: ...35 ...
Page 65: ......
Page 66: ...www favoritelectronics com ...
Page 102: ...www favoritelectronics com ...
Page 127: ......