
SQ - 63
4 RUAJTJA E USHQIMIT
Ndarja e frigoriferit përdoret për ruajtje
afatshkurtër të ushqimeve dhe pijeve të
freskëta. Ndarja për bërje të akullit nuk
është e volitshme për ruajtjen e ushqimit
të ngrirë. Mos ruani ushqim në këtë pjesë.
Shishet mund të ruhen në mbajtësin e
shisheve ose në raftin e shisheve në derë.
Mishi i papërpunuar patjetër të ruhet në
raftin afër ndarjes së akullit në qesen e
polietilenit.
Pijet dhe ushqimet e nxehta duhet të ftohen
gjithashtu në temperaturë mjedisi para se të
vendosen në frigorifer.
5 PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Shkëputeni njësinë nga priza para se
ta pastroni.
Mos e lani makinën tuaj duke hedhur
ujë mbi të.
Mos përdorni produkte, detergjente
ose sapunë gërryes për pastrimin e
pajisjes. Pasi t'i keni larë, shpëlani me ujë
të pastër dhe fshijini me kujdes. Pasi të keni
mbaruar pastrimin, rilidhni spinën me
rrymën elektrike me duar të thata.
• Sigurohuni që të mos futet ujë në kutinë e
llambës dhe komponentet tjera elektrike.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht duke
përdorur një solucion të bikarbonatit të
sodës dhe ujë të ngrohtë.
• Pastroni me dorë aksesorët veçmas me
ujë dhe sapun. Mos i pastroni aksesorët
me enëlarëse.
• Pastroni kondensatorin me furçë së
paku dy herë në vit. Kjo do t’ju ndihmojë
të kurseni kostot e energjisë dhe të rrit
produktivitetin.
Furnizimi elektrik patjetër të
shkëputet gjatë pastrimit.
5.1 Shkrirja
Shënim:
Vrima në fund të frigoriferit
në pjesën e pasme është e mbyllur
dhe nuk ka ndikim në sistemin e ftohjes.
Shkrirja ndarjes së frigoriferit
Akulli i tepërt do të ndikoj performancën e
frigoriferit. Ndarja për prodhimin e akullit
patjetër të shkrihet së paku dy herë në vit
ose pasi të tejkalohet trashisa prej 7 mm.
Për këtë;
• Sigurohuni që anësja e hapshme e
tabakasë së shkarkimit është në vendin
e vet.
• Aktivizoni ose kyçni regjimin e dimrit.
Në fund të shkrirjes rregullonin regjimin
e fundit varësisht nga temperatura e
mjedisit.
• Ditën para se të shkrini ngrirësin,
vendoseni diskun e termostatit në
pozicionin "5" për t'i ngrirë ushqimet
plotësisht.
• Gjatë shkrirjes, ushqimi i ngrirë patjetër
të mbështillet mirë dhe të mbahet në
vend të freskët. Rritja e pashmangshme
e temperaturës do të shkurtojë kohën e
tyre të ruajtjes. Konsumoni këto ushqime
brenda një periudhe kohore të shkurtër.
• Stakoni frigoriferin nga priza dhe
shkëputni prizën kryesore
• Lëreni derën hapur. Për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes mund të vendoset një
ose më shumë tase me ujë të vakët në
ndarjen e ngrirësit.
• Thajeni pjesën e brendshme të njësisë
dhe tabakanë e kullimit me sfungjer dhe
vendoseni termostatin në pozicionin „5“.