SQ - 53
në intervalet e temperaturës së ambientit
të përcaktuara në standardet, sipas
klasës klimatike të përcaktuar në etiketën
e informacionit. Nuk rekomandohetqë
frigoriferi juaj të përdoret në ambiente të
cilat janë jashtë intervaleve të treguara
të temperaturës. Kjo do të reduktojë
efikasitetin ftohës të pajisjes.
•
Rregullimet e temperaturës duhet të
bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së
derës, sasisë së ushqimit që mbahet
brenda ngrirësit dhe temperaturës së
ambientit të vendit të ngrirësit.
•
Kur pajisja kyçet për së pari herë, lejojeni
që të punojë 24 orë me qëllim që të
arrihet temperatura e punës. Gjatë kësaj
kohe, mos e hapni derën dhe mos mbani
sasira të mëdha të ushqimit brenda.
•
Aplikohet një funksion vonese prej 5
minutash për të parandaluar dëmtimin
e kompresorit të frigoriferit tuaj kur e
hiqni dhe lidhni prizën ose kur ndodh
një ndërprerje energjie. Pajisja juaj do
të fillojë të punojë normalisht pas 5
minutash.
Frigoriferët depo (ftohësit) nuk kanë
një ndarje për ngrirje por mund të
ftohin deri në 4 - 6 °C.
Klasa klimaterike dhe kuptimi:
T (tropikal):
Kjo pajisje ftohëse synon të
përdoret në temperaturë ambientale duke
filluar nga 16 C deri 43 C.
ST (subtropikale):
Kjo pajisje ftohëse
synon të përdoret në temperaturë
ambientale duke filluar nga 16 C deri 38 C.
N (Mesatare);
Kjo pajisje ftohëse synon të
përdoret në temperaturë ambientale duke
filluar nga 16 C deri 32 C.
SN (mesatare e zgjeruar):
Kjo pajisje
ftohëse synon të përdoret në temperaturë
ambientale duke filluar nga 10 C deri 32 C.
4 RUAJTJA E USHQIMIT
4.1 Pjesa e frigoriferit
•
Për të pakësuar lagështinë dhe për
të shmangur formimin e akullit, mos
vendosni asnjëherë lëngje në enë të
hapura në frigorifer. Akulli ka tendencën
të përqendrohet në pjesët më të ftohta
të lëngjeve avulluese dhe, me kalimin
e kohës, do të kërkojë shkrirje më të
shpeshtë.
•
Gjellat e gatuara patjetër të mbeten të
mbuluara kur mbahen në frigorifer.Mos
vendosni ushqime të ngrohta në frigorifer,
ndryshe temperatura/lagështia brenda
frigoriferit do të rritet, duke reduktuar
efikasitetin e frigoriferit.
•
Sigurohuni që asnjë artikull të mos jetë
në kontakt me murin e pasmë të pajisjes
sepse do të krijohet akull dhe paketimi
do të ngjitet për të. Mos e hapni derën e
frigoriferit shumë shpesh.
•
Rekomandojmë që mishi dhe peshku i
pastër të mbështillen çlirë dhe të ruhen
në raftin e qelqit mbi shportën e perimeve
ku ajri është më i ftohtë, sepse kjo ofron
kushtet më të mira të ruajtjes.
•
Ruani pemët dhe perimet e çlira në
kontejnerin për pemë dhe perime.
•
Ruajtja e pemëve dhe perimeve veçmas
ndihmon në parandalimin e perimeve të
ndjeshme ndaj etilenit (gjethe të gjelbëra,
brokoli, karota, etj.) të cilat ndikohen
nga pemët që lëshojnë etilen (banane,
pjeshkë, kajsi, etj.)
•
Mos vendosni perime të lagështa në
frigorifer.
•
Koha e ruajtjes për të gjitha ushqimet
varet nga cilësia fillestare e ushqimit
dhe nga cikli i pandërprerë ftohës para
ruajtjes në frigorifer.
•
Kullimi i ujit nga mishi mund t’i
kontaminojë edhe produktet tjera në
frigorifer. Duhet të paketohen produktet
e mishit dhe të pastroni lëngun e mbetur
në rafte.
•
Mos vendo ushqim para vrimave për
qarkullimin e ajrit.
•
Konsumoni ushqimet e paketuara para
datës së rekomanduar të skadimit.
Mos lejoni që ushqimi të kontaktojë me
sensorin e temperaturës, i cili gjendet
në ndarjen e frigoriferit, me qëllim që të
Summary of Contents for L 1002
Page 66: ...52366198 ...