![background image](http://html.mh-extra.com/html/electrolux/lnt8te18s3/lnt8te18s3_user-manual_2383701092.webp)
Në varësi të sasisë dhe të
kushteve të frutave dhe
perimeve të ruajtura në
sirtarin GreenZone, mund të
ndodhë kondensim. Në rast
të tillë hiqeni kondensimin
duke përdorur një leckë të
butë dhe vendosni kontrollin
e lagështisë në pozicionin e
lagështisë së ulët.
5.7 DYNAMICAIR
Ndarja e frigoriferit është e pajisur me një
pajisje që mundëson ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe ruan një temperaturë të
njëtrajtshme në të.
Kjo pajisje aktivizohet automatikisht kur
nevojitet.
Mund ta ndizni gjithashtu pajisjen
manualisht kur nevojitet (shikoni
"funksionin DYNAMICAIR").
Ventilatori funksionon vetëm
kur dera është e mbyllur.
5.8 CleanAir Filtri
Pajisja është e pajisur me filtrin e
karbonit CleanAir në një sirtar brenda
pajisjes DYNAMICAIR.
Filtri e pastron ajrin nga aromat e
padëshiruara që mund të krijohen në
ndarjen e frigoriferit, duke përmirësuar
cilësinë e ruajtjes.
Kur dërgohet, filtri ndodhet në një qese
plastike (shikoni kapitullin “Kujdesi dhe
pastrimi” për instalimin).
KUJDES!
Mbajeni gjithmonë të mbyllur
sirtarin e ajrimit gjatë
përdorimit të pajisjes.
5.9 Ngrirja e ushqimit të freskët
Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët dhe
ruajtjen e ushqimit të ngrirë dhe shumë
të ngrirë për kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini në ndarjen e
ngrirësit.
Ruajini ushqimet e freskëta duke i
shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në
ndarjen ose sirtarin e parë nga lart.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të
freskëta gjatë 24 orëve, specifikohet në
pllakën e specifikimeve (një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes).
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
pajisja kthehet automatikisht në
parametrin e mëparshëm të
temperaturës (shihni "Funksioni
FastFreeze").
Për më shumë informacion, referojuni
"Këshilla për ngrirje".
5.10 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë
ose pas një periudhe të gjatë
mospërdorimi, përpara se t'i futni
produktet në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 3 orë me funksionin
FastFreeze të aktivizuar.
www.electrolux.com
92