1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
•
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
•
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
•
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
•
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes
gjatë kohës që ajo është në punë.
•
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•
Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi
pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
•
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik.
•
KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen
gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
•
Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen,
nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara
në udhëzimet e instalimit.
•
Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
•
Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të
cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të
pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur
specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për
pajisjen ose pianurën.
SHQIP
3