![Electrolux EC1005AOW User Manual Download Page 8](http://html.mh-extra.com/html/electrolux/ec1005aow/ec1005aow_user-manual_93432008.webp)
8 www.electrolux.com
6.2
Këshilla për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancë sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet të veproni kështu:
• Sigurohuni që ushqimet e blera të
ngrira të jenë ruajtur mirë nga shitësi.
• Sigurohuni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani deri te
ngrirësi brenda një kohe sa më të
shkurtër.
• Mos e hapni shpesh apo ta lini
kapakun hapur më gjatë se ç’duhet.
•
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
•
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
7.
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
7.1
Pastrimi periodik
KUJDES!
Shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike përpara se të kryeni
ndonjë veprim mirëmbajtjeje.
Mos përdorni detergjente,
produkte gërryese, produkte
pastrues me shumë parfum ose
pastrues me përmbajtje dylli për
të pastruar pjesën e brendshme
të pajisjes. Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës. Nuk
është nevoja të pastroni zonën e
kompresorit.
1.
Fikni pajisjen.
2.
Pastroni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të vakët dhe
sapun neutral.
Pastroni me kujdes guarnicionin e
kapakut.
3.
Thajeni plotësisht pajisjen.
4.
Futeni spinën në prizën elektrike.
5.
Ndizni pajisjen.
7.2
Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të gërryer
brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni pajisje
mekanike apo mjete artificiale për
të përshpejtuar procesin e shkrirjes,
përveç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Rritja e temperaturës
së pakove të ushqimit të ngrirë
gjatë shkrirjes mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 10-15 mm.
Sasia e brymës në muret e pajisjes do
të shtohet nga niveli i lartë i lagështirës
nga jashtë dhe nëse ushqimi i ngrirë nuk
është mbështjellë mirë.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin
është kur brenda tij nuk ka ose ka pak
ushqime.
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën
nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni të gjithë ujin e shkrirë në një
enë. Përdorni një mjet kruajtës për të
hequr shpejt akullin.
•
Mos lejoni që ushqimet e freskëta të
pangrira të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, për të shmangur
rritjen e temperaturës së këtyre të
fundit.
• Ushqimet pa dhjamë ruhen më
mirë dhe më gjatë se ushqimet
e yndyrshme; kripa shkurton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimeve.
•
Lëngjet e ngrira, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga ndarja e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja.
• Këshillohet që të shënoni datën e
ngrirjes në çdo pako ushqimi të ngrirë,
për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.