46 / SQ
Fshesë shkop me korrent / Manuali i përdorimit
Kjo pjesë përmban udhëzime
të rëndësishme sigurie që do
të ndihmojnë në mbrojtjen nga
rreziku i lëndimeve personale ose
dëmtimeve materiale.
Moszbatimi i këtyre udhëzimeve
e bën të pavlefshme çfarëdo lloj
garancie.
1.1 Siguria e
përgjithshme
•
Kjo pajisje i përmbahet
standardeve ndërkombëtare të
sigurisë.
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga
fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër
dhe nga njerëzit që kanë aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore ose të cilët nuk kanë
njohuri dhe eksperiencë për sa
kohë mbikëqyren në lidhje me
përdorimin e sigurt të produktit
ose udhëzohen si duhet ose i
kuptojnë rreziqet e përdorimit
të këtij produkti. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen.
Punët e pastrimit dhe kujdesit
nuk duhet të bëhen nga fëmijët
përveç nëse mbikëqyren nga një
i rritur.
•
Mos thithni me fshesë me
korrent ujë ose lëngje të tjera.
•
Mos fshini me fshesë me korrent
materiale të djegshme dhe kur
fshini me korrent hirin e cigares,
sigurohuni që të jetë ftohur.
•
Mos e zhytni pajisjen ose kabllin
e energjisë në ujë për pastrim.
•
Nëse kablli i energjisë ose pajisja
vetë është e dëmtuar, mos e
përdorni. Kontaktoni një servis të
autorizuar.
•
Përdorni vetëm pjesë origjinale
ose pjesë të rekomanduara nga
prodhuesi.
•
Mos u mundoni ta çmontoni
pajisjen.
•
Furnizimi me energji duhet t’i
përmbahet informacioneve
në etiketën e të dhënave të
pajisjes.
•
Mos e përdorni pajisjen me
kabëll zgjatimi.
•
Mos tërhiqni kabllin e energjisë
kur shkëputni pajisjen nga priza.
•
Shkëputeni pajisjen nga priza
para se ta pastroni.
1
Udhëzime të rëndësishme sigurie dhe mjedisore