31 / SQ
Mikser Mini Vortex / Manuali i përdorimit
1
Udhëzime të rëndësishme
për sigurinë dhe mjedisin
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë
aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore
ose që nuk kanjë njohuri dhe përvojë me kusht që të
mbikëqyren ose që t'i kuptojnë udhëzimet në lidhje
me përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e
mundshme.
•
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
•
Punët e pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk duhet të
bëhen nga fëmijët.
•
Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
•
Mos e përdorni kabllin e energjisë, thikat ose vetë
pajisjen nëse është dëmtuar. Kontaktoni një servis
të autorizuar.
•
Hiqeni pajisjen nga priza kur lihet pa mbikëqyrje, kur
montoni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.
•
Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të
rekomanduara nga prodhuesi.
•
Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
•
Mos e vini pajisjen në punë ose mos vendosni asnjë
pjesë të pajisjes mbi sipërfaqe të nxehta ose pranë
tyre.