58 / AL
Aspiratori / Manuali i përdorimit
•
Përdorni vetëm pjesë origjinale
ose pjesë të rekomanduara nga
prodhuesi.
•
Mos e përdorni produktin pa filtrin
dhe mos i hiqni filtrat kur produkti
është në përdorim.
•
Në rast të ndezjes së flakëve,
fikeni produktin dhe pajisjet e
gatimit.
•
Në rast të ndezjes së flakëve,
mbulojini flakët dhe mos përdorni
asnjëherë ujë për t'i fikur.
•
Hiqeni pajisjen nga priza para se
ta pastroni dhe kur pajisja nuk
është në punë.
•
Presioni negativ në ambient nuk
duhet të kalojë 4 Pa (4 x 10 bar)
kur përdoren në të njëjtën kohë
aspiratori për vatrën elektrike
dhe pajisje që punojnë me një lloj
tjetër energjie.
•
Në ambientet ku përdoret pajisja,
shkarkimi i pajisjeve që punojnë
me karburant ose gaz, si p.sh.
ngrohësit e dhomës, duhet të jenë
plotësisht të izoluar ose pajisja
duhet të jetë e një tipi hermetik.
•
Kur lidhni tubin, përdorni tuba
me diametër 120 ose 150 mm.
Lidhja e tubit duhet të jetë sa më
e shkurtër dhe të ketë sa më pak
bërryla.
Rrezik mbytjeje!
Mbajini të
gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve.
KUJDES:
Pjesët e arritshme
mund të nxehen kur përdoren me
pajisjet e gatimit.
•
Dalja e produktit nuk duhet të
lidhet me kanale ajri që përfshijnë
tymra të tjera.
•
Ajrimi në dhomë mund të mos
jetë i mjaftueshëm kur aspiratori
i vatrës elektrike përdoret në të
njëjtën kohë me pajisje që punojnë
me gaz ose karburante të tjera
(kjo mund të mos jetë e vlefshme
për pajisjet që shkarkojnë vetëm
ajër në dhomë).
•
Objektet e vendosura mbi produkt
mund të bien. Mos vendosni
objekte mbi produkt.
•
Mos ndizni materiale nën
produktin tuaj.
PARALAJMËRIM:
Para se
të instaloni aspiratorin, hiqni
shtresat mbrojtëse.
•
Mos lini flakë të larta të
pambrojtura nën aspirator kur
është në përdorim.
•
Fritezat duhet të monitorohen
vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji
shumë i nxehtë mund të marrë
flakë.
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Summary of Contents for 01M-8844443200-1721-05
Page 54: ...109004 Россия Москва ул Станиславского д21 стр 1 ...
Page 101: ...101 1x ø 120 mm Min 650 mm ...
Page 102: ...102 Min 650 mm ...
Page 103: ...103 CTB 6407 W CTB 6407 XH DT 312 W DT 312 I 598 mm ...
Page 104: ...104 15 264 510 810 1A 1B 4x 4 2 x 44 4 120 ...
Page 105: ...105 2 Ø120 O 3 ...
Page 106: ...106 4 120 Z ...
Page 107: ...107 Z W Z ...
Page 108: ...Arçelik A Ş Karaağaç Caddesi No 2 6 34445 Sütlüce İSTANBUL www beko com ...