![Zanussi ZEI6840FBA Скачать руководство пользователя страница 4](http://html.mh-extra.com/html/zanussi/zei6840fba/zei6840fba_user-manual_918581004.webp)
•
Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
•
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
•
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
•
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
• Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
– Mos vendosni copa të vogla ose fletë
letre që mund të tërhiqen brenda,
sepse ato mund të dëmtojnë
ventilatorët e ftohjes ose mund të
dëmtojnë sistemin e ftohjes.
– Mbani një distancë prej minimumi 2
cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve
të ruajtura në sirtar.
• Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në
kabinet nën pajisje.
4
SHQIP
Содержание ZEI6840FBA
Страница 274: ...274 ...
Страница 275: ...275 ...
Страница 276: ...WWW ZANUSSI COM SHOP 867366181 A 432020 ...