26 Shqip
Mir
ëmbajtja
Mirëmbajtja
Pastrim
VINI RE
Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.
Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo leckë të ashpër,
fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.
Pjesa e brendshme e furrës
•
Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një
solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•
Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
•
Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues
standardë furre.
•
Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
Pjesa e jashtme e furrës
Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin,
përdorni një leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me
sapun dhe thajini me letër kuzhine ose peshqir të thatë.
Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të
ajrit të nxehtë që del nga brenda furrës. Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo
përdorimi.
Aksesorët
Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar
papastërtitë e forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth
30 min përpara larjes.
Sipërfaqe e emaluar katalitike (vetëm për modelet që e kanë)
Pjesët e lëvizshme janë të mbështjella me emal katalitik me ngjyrë gri të errët. Ato
mund të ndoten nga vaji dhe stërpikjet e yndyrës nga qarkullimi i ajrit përgjatë ngrohje
konveksioni. Megjithatë, këto papastërti digjen në temperaturë furre prej 200 °C e lart.
1.
Hiqni të gjithë aksesorët nga furra.
2.
Pastroni pjesën e brendshme të furrës.
3.
Zgjidhni modalitetin Konveksion me temperaturë maksimale dhe kryejeni ciklin për
një orë.
SHËNIM
Pjesët katalitike janë të mbështjella ose nga një anë e vetme ose nga të 3 anët,
në varësi të modelit.
Heqja e derës
Gjatë përdorimit normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e
nevojshme, për shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
KUJDES
Dera e furrës është e rëndë.
1.
Hapeni derën dhe me një goditje të
lehtë hapni plotësisht kapëset në të dyja
menteshat.
70°
2.
Mbylleni derën me afërsisht 70°. Kapini
anët e derës së furrës në mes me dy
duar dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen
menteshat.
3.
Pas pastrimit, për ta montuar derën
përsëritni hapat 1 dhe 2 në rend të
anasjellë. Kapësja në menteshë duhet të
mbyllet në të dy anët.
Mirëmbajtja
NV70K3370BS_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 26
2018-12-04 PM 3:58:17