14
SHQIP
15
vendoSja e orëS
Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në
ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.
Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë
ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:
• Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë
• Pas një ndërprerje të energjisë
Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në
periudhën e dimrit dhe anasjelltas.
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit
ose funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet
dhe ora do të shfaqet pas 25 minutash.
Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.
1.
Për të afishuar orën në...
Formatin me 24 orë
Formatin me 12 orë
Shtypni një ose dy herë butonin
Clock (ora)
.
2.
Caktoni orën me butonin h dhe minutat me butonin
min.
3.
Kur shfaqet ora e saktë, shtypni sërish butonin
Clock (ora)
për të nisur orën.
rezultati:
Ora shfaqet sa herë që nuk përdorni
furrën me mikrovalë.
SI Punon Furra me mIKrovaLë
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar
mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as
ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
• Shkrirje
• Ringrohje/Gatim të çastit
• Gatim
Parimi i gatimit.
1.
Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni
shpërndahen njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit
në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet në
mënyrë të njëtrajtshme.
2.
Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi
prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj vazhdon gatimi ndërsa
nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3.
Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe
karakteristikave të ushqimit:
•
Sasia dhe dendësia
•
Përmbajtja e ujit
•
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë,
gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e
qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar
për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit
KontroLLI nëSe Furra FunKSIon SIç duHet
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra
funksionon siç duhet në çdo kohë. Hapeni derën e furrës duke shtypur butonin e
madh në anën e djathtë në fund të panelit të kontrollit.
Së pari, vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.
1.
Shtypni butonin
Power Level (niveli i fuqisë)
dhe
caktojeni kohën në 4-5 minuta duke shtypur butonin
1 min
sa herë duhet.
2.
Shtypni butonin
Start (Fillo)
(
).
rezultati:
Furra e ngroh ujin për 4 deri në 5
minuta. Uji duhet të fillojë të ziejë.
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në
mur. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse
përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë
kohë për të zier.
vendoSja e regjImIt të KurSImIt të energjISë
Furra ka një regjim për kursimin e energjisë. Ky opsion kursen energjinë kur furra
nuk është në punë.
• shtypni butonin
energy Save (Kursim i energjisë)
.
• Për të hequr regjimin e kursimit të energjisë, hapni
derën dhe më pas në ekran do të shfaqet ora
aktuale. Furra është gati për t'u përdorur.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 14
2013-10-04 �� 6:25:03
Содержание GE83X
Страница 32: ...Кодов DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_BG_131004 indd 32 2013 10 04 6 42 00 ...
Страница 64: ...Код бр DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_MK_131004 indd 32 2013 10 04 6 37 00 ...
Страница 96: ...Kôd br DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SR_131004 indd 32 2013 10 04 6 24 00 ...
Страница 128: ...Nr cod DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_RO_131004 indd 32 2013 10 04 6 34 52 ...
Страница 160: ...Nr i kodit DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SQ_131004 indd 32 2013 10 04 6 25 08 ...
Страница 192: ...Br šifre DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_HR_131004 indd 32 2013 10 04 6 38 38 ...
Страница 224: ...Code No DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_EN_131004 indd 32 2013 10 04 7 13 41 ...