Shqip - 11
02
INS
TALIMI
Përkufizimi i grupit të produktit
Ky produkt është një pajisje ISM e grupit 2, kategoria B. Përkufizimi për grupin 2 i
cili përfshin pajisjet ISM, në të cilat energjia me radio-frekuencë prodhohet qëllimisht
dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialit
dhe pajisjet EDM dhe pajisjet që krijojnë qark elektrik.
Te pajisjet e kategorisë B, futen pajisjet e përshtatshme për përdorim në ambientet
shtëpiake dhe në ambientet që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin e furnizimit me energji
me voltazh të ulët, i cili furnizon godinat e banimit.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI
(PAJISJE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë,
tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh.
ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së
bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së
tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj
mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar
e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera
të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme
për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve
materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me
pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të
tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për
riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes.
Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të
përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të “Samsung” dhe detyrimet rregullatore
specifike për produktin, p.sh. “REACH”, vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/
samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
instalimi
PJESËT SHTESË
Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund
të përdoren në një sërë mënyrash.
1. Unaza e rrotullimit
, duhet vendosur në qendër të
furrës.
Qëllimi:
Unaza rrotulluese mban pjatën
rrotulluese.
2. Pjata rrotulluese
, duhet vendosur në unazën
rrotulluese dhe pjesa qendrore e pjatës duhet të
puthitet me bashkuesin.
Qëllimi:
Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja
kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet
lehtësisht për t'u pastruar.
3. Skara,
duhet vendosur mbi pjatën rrotulluese.
Qëllimi:
Skara metalike mund të përdoret për
pjekje dhe për gatim të kombinuar.
4. Pjata e ashpër,
Qëllimi:
Pjata e ashpër shërben për funksionin
automatik të gatimit të ushqimit të thatë
ose për funksionin manual të gatimit të
ushqimit të thatë.
5. Tasi me ujë të pastër,
shikoni faqen 17.
Qëllimi:
Tasi me ujë mund të përdoret për të
pastruar.
MOS e vini në punë furrën me mikrovalë pa unazën rrotulluese dhe
pjatën rrotulluese.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 11
2017-12-06 5:04:13