Ngarkimi
Shënim: Ngarkojeni pajisjen plotësisht përpara se
ta përdorni për herë të parë.
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa
kordon.
Për të ngarkuar pajisjen, futeni fishën e vogël në
folenë në fund të pajisjes dhe futeni ushqyesin në
prizë.
- Llamba e ngarkimit pulson në të bardhë (Fig. 2):
pajisja po ngarkohet. Ngarkimi zgjat deri në 8
orë.
- Llamba e ngarkimit ndizet vazhdimisht në të
bardhë (Fig. 3): pajisja është ngarkuar tërësisht
dhe punon pa kordon deri në 60 minuta.
- Llamba e ngarkimit nuk ndizet kur pajisja është
në punë: pajisja ka energji të mjaftueshme për
t'u përdorur.
- Llamba e ngarkimit pulson në portokalli (Fig. 2):
bateria është pothuajse bosh dhe duhet
ngarkuar.
Shënim: Nëse pajisja është ngarkuar plotësisht por
është ende në prizë, drita e ngarkimit pulson disa
herë kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Kjo
tregon se duhet ta hiqni pajisjen nga priza përpara
se ta ndizni.
Përdorimi i pajisjes
Ndezja dhe fikja e pajisjes
1
Për të ndezur pajisjen, shtypni një herë (Fig. 4)
tastin ndezje/fikje.
2 Për të fikur pajisjen, shtypni edhe një herë tastin
ndezje/fikje.
Vendosja dhe heqja e kokave
1
Për të vendosur një kokë, shtyjeni mbi dorezë
("klik") (Fig. 5).
2 Për të shkëputur një kokë, shtypni butonin e
lëshimit në pjesën e pasme të pajisjes (Fig. 6).
Vendosja dhe heqja e aksesorëve
1
Për të lidhur një aksesor, drejtojeni
dhëmbëzimin e aksesorit me prerjen e shtojcës.
Pastaj puthiteni aksesorin mbi shtojcë ("klik")
(Fig. 7).
2 Për të hequr një aksesor, kapeni nga përpara
dhe nga mbrapa dhe tërhiqeni për lart duke e
shkëputur nga shtojca (Fig. 8). Për të hequr një
krehër, mos e tërhiqni nga përpara dhe mbrapa,
por nga anët (Fig. 9).
Rroja dhe shkurtimi i qimeve
Pajisja është e përshtatshme për përdorim në
banjë ose dush, por mund ta përdorni dhe në të
thatë. Nëse dëshironi të përdorni kremra ose
shampo trupi, përdorini pasi të keni përdorur
pajisjen.
Shënim: Pajisja mund të përdoret vetëm pa
kordon.
Shënim: Kur përdorni pajisjen për të shkurtuar
qimet, përdoreni në të thatë për rezultate më të
mira.
1
Vendoseni pajisjen mbi lëkurë në mënyrë që
shtojca ose aksesori të jetë në kontakt të plotë
me lëkurën (Fig. 10).
2 Kur ta përdorni pajisjen në zona delikate,
tendoseni lëkurën me dorën e lirë. Kur ta
përdorni pajisjen në sqetulla, ngrijeni krahun
dhe vendoseni dorën mbrapa kokës për të
tendosur lëkurën (Fig. 11).
3 Lëvizeni pajisjen me ngadalë në drejtim të
kundërt të rritjes së qimeve (Fig. 12).
Shënim: Nëse e lëvizni pajisjen shumë shpejt mbi
lëkurë, mund të mos arrini rezultat të njëtrajtshëm.
Koka e rrojës
Mund të përdorni kokën e rrojës për të rruar
këmbët dhe trupin.
Shënim: Pajisja mund të lëvizet në dy drejtime, për
të rruar më mirë sqetullat.
Shënim: Kontrollojeni gjithmonë fletën përpara
përdorimit. Nëse është e dëmtuar në ndonjë
mënyrë, zëvendësojeni menjëherë njësinë prerëse
(shih "Zëvendësimi").
Krehri i shkurtimit
Mund ta vendosni krehrin e shkurtimit mbi kokën e
rrojës për të shkurtuar qimet në gjatësi deri në 3
mm.
Kapaku për tendosjen e lëkurës (vetëm
BRL140)
Kapakun për tendosjen e lëkurës mund ta
vendosni në kokën e rrojës për të ndihmuar në
ngritjen e qimeve për lart gjatë rrojës. Kjo lehtëson
heqjen e tyre.
Kapaku për rrëshqitje të butë (vetëm BRL140)
Mund të vendosni kapakun e rrëshqitjes së butë
mbi kokën e rrojës për të mbuluar shkurtuesin e
pasmë të kokës së rrojës për siguri më të lartë në
zonat e harkuara. Materiali i butë e bën të
rrëshqasë lehtësisht mbi lëkurë.
Sigurohuni ta vendosni kapakun e rrëshqitjes së
butë në mënyrë të atillë që të mbulohet (Fig. 13)
shkurtuesi i pasmë i kokës së rrojës.
Pastrimi dhe ruajtja
Mbajeni ushqyesin të thatë.
1
Fikeni pajisjen.
2 Përdorni furçën e pastrimit për të pastruar qimet
që janë mbledhur nën shkurtuesit e kokës së
rrojës.
3 Nxirreni njësinë prerëse jashtë kokës së rrojës
(Fig. 14).
4 Pastrojini të gjitha pjesët e kokës së rrojës me
furçën e pastrimit, përveç fletës.
5 Shpëlani njësinë prerëse, kokën e rrojës dhe
aksesorët nën ujin e rubinetit. Shkundini mirë
për t'u hequr bulat e ujit.
6 Lërini të gjitha pjesët të thahen tërësisht.
7 Rivendoseni njësinë prerëse në kokën e rrojës
("klik").
8 Vendosni krehrin e shkurtimit në kokën e rrojës
për të parandaluar dëmtimin e kësaj gjatë
ruajtjes.