SHQIP
7
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi
të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet
me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali
transmetimi, menyja në ekran, pamje të një videoloje) për një kohë të
gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen e imazhit në
ekran, gjë që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin
për ngjitje të imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për
një kohë të gjatë (2 ose më shumë orë për LCD, 1 ose më shumë orë për
Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë,
ngjitja e imazhit mund të shfaqet në kufijtë e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për
shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme
për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun
elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të
çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për
të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë
e produktit.
Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë televizorit (p.sh. mbytës
elektrik mushkonjash). Kjo mund të shkaktojë avari të produktit.
Përgatitja
SHËNIM
t
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
t
OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga
ajo që shfaqet në këtë manual.
t
Menytë dhe opsionet që disponohen mund të ndryshojnë nga
burimi hyrës ose nga modeli i produktit që përdorni aktualisht.
t
Kësaj TV-je mund t’i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
t
TV-ja mund të vendoset në regjimin në pritje për të ulur konsumin
e energjisë. Dhe TV-ja duhet të fiket nëse nuk do të shohë njeri
për një farë kohe, duke reduktuar në këtë mënyrë konsumin e
energjinë.
t
Energjia e konsumuar gjatë përdorimit mund të ulet ndjeshëm
nëse niveli i shkëlqimit të pamjes ulet, dhe kjo do të ulë koston
totale të punës.
t
Artikujt që vijnë me produktin mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
t
Specifikimet e produktit ose përmbajtja e këtij manuali mund
të ndryshohen pa njoftim paraprak për shkaqe përmirësimi të
funksioneve të produktit.
t
Për një lidhje optimale, kabllot HDMI dhe pajisjet USB duhet
të kenë trashësi më të vogël se 10 mm dhe gjerësi prej18 mm.
Përdorni një kabllo zgjatuese që mbështet USB 2,0 nëse kablloja
USB ose njësia e memories USB nuk përputhen me portën e USB-së
në TV.
A
B
A
B
*A
<
=
10 mm
*B
<
=
18 mm
t
Përdor kabllo të certifikuar me logon HDMI bashkëngjitur.
t
Nëse nuk përdor kabllo të certifikuar HDMI, ekrani mund të mos
shfaqet ose mund të ketë gabim lidhjeje. (Llojet e rekomanduara
të kabllove HDMI)
-
Kabllo HDMI
®
/
TM
me shpejtësi të lartë (3 m e poshtë)
-
Kabllo HDMI
®
/
TM
me shpejtësi të lartë me Ethernet (3 m e
poshtë)