2 9
M O N T I M I (shih faqen 31)
D E M T I M
S H K A K U
N D I H M E
Pak ujë
⁄ Presioni ushqyes jo Iimjaftueshem
⁄ Kontrolloni presionin e tubacionit
⁄ Sita qe mbledh papastertite tek njesia rregulluese eshte me
papasterti
⁄ Pastroni siten para termostatit dhe mbi njesine rregulluese
⁄ Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
⁄ Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
Rrjedhje e kryqezuar, uji i ngrohte do te cohet tek
tubacioni i ujit te ftohte kur armatura eshte e mbyllur ose
anasjelltas
⁄ Ventili i demtuar (#96740000)
⁄ Kembeni ventilin (#96740000)
Temperatura reale nuk perputhet me temperaturen e
regjistruar
⁄ Termostati nuk eshte rregulluar
⁄ Rregulloni termostatin
⁄ Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
⁄ Rrisni temperaturen e ujit te ngrohte nga 42 ºC deri 65 ºC
Rregullimi i temperatures nuk eshte i mundur
⁄ Njesia rregulluese me kalk
⁄ Kembeni njesine rregulluese
Ngrohesi i ujit nuk ndizet kur termostati eshte ne pune
⁄ Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
⁄ Pastroni ⁄ këmbeni sitën
⁄ Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar
⁄ Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
⁄ Rregulluesi i ujit në tubacione nuk është i hequr nga
spërkatësja
⁄ Hiqni rregulluesin e ujit në tubacione nga spërkatësja
P A S T R I M I (shih faqen 34) dhe broshura bashkëngjitur
P J E S Ë T E S E R V I S I T
(shih faqen 38)
XXX = Kodimi me anë të ngjyrave
000 = krom
090 = krom⁄i arte-optike
820 = nikel i furçuar
D I A G R A M I I Q A R K U L L I M I T (shih faqen 37)
Spërkatësja për kokën
Spërkatësja e dorës
P Ë R M A S A T (shih faqen 37)
P Ë R D O R I M I (shih faqen 36)
Për të zbrazur kreun e dushit⁄rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë anash.
M I R Ë M B A J T J A (shih faqen 34)
⁄ Termostati është i pajisur me pengues të rrjedhjes në drejtim të kundërt.
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (së paku një herë në vit).
⁄ Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të duhej
çuar herë pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
J U S T I M I (shih faqen 33)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në dalje e termostatit. Korrigjimet
janë të nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e rrjedhjes së ujit nuk
është e njëjtë me temperaturën e përcaktuar në termostat.
F U N K S I O N E T E S I G U R I S Ë (shih faqen 33)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e dëshiruar,
p.sh. 42 ºC.
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
P Ë R S H K R I M I I S I M B O L I T
U D H Ë Z I M E S I G U R I E
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit duhet
që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së dushit
dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe⁄ose ndijuese nuk
duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën ndikimin
e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet që të
shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një dorezë
mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
U D H Ë Z I M E P Ë R M O N T I M I N
⁄ Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti. Pas
instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i sipërfaqes.
⁄ Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
⁄ Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
⁄ Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon edhe
lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
⁄ Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh që
sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të montimit
(nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që struktura e murit
është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk paraqet asnjë pikë të
dobët.
⁄ Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale të
spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në këtë
mënyrë.
⁄ Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
⁄ Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të shkurtohet
në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
T Ë D H Ë N A T E K N I K E
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,13 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 70°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Përmasat e lidhjeve:
150±16mm
Lidhjet G 1⁄2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C ⁄ 4 min
SQ
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
S H E N J A E K O N T R O L L I T (shih faqen 39)