Shqip (
S
Q)
863
9.1.4 Regjistri i defektit
Për të dyja llojet e defektit, alarm dhe paralajmërim, R100 ka një
funksion regjistrimi.
Regjistri i alarmit
Në rast se ka alarm defektit, pesë treguesit e fundit të alarmit do
të shfaqen në regjistrin e alarmit. "Regjistri i alarmit 1" tregon
defektin e fundit, "Regjistri i alarmit 2" tregon defektin e
parafundit, etj.
Shembulli më sipër jep këtë informacion:
• treguesi i alarmit voltazh i ultë
• kodi i defektit (73)
• numri i minutave që pompa ka qenë e lidhur me energjinë
elektrike pasi ndodhi defekti, 8 min.
Regjistri i paralajmërimit (vetëm pompat tre fazore)
Në rast se ka paralajmërim defekti, pesë treguesit e fundit të
paralajmërimit do të shfaqen në regjistrin e paralajmërimit.
"Regjistri i paralajmërimit 1" tregon defektin e fundit, "Regjistri i
paralajmërimit 2" tregon defektin e parafundit.
Shembulli më sipër jep këtë informacion:
• treguesi i paralajmërimit "Rivajis kushinjetat e motorit"
• kodi i defektit (240)
• numri i minutave që pompa ka qenë e lidhur te energjina
elektrike që kur ka ndodhur defekti, 30 min.
9.2 Menyja GJENDJA
Ekranet që shfaqet në këtë meny janë vetëm ekranet e statusit.
Nuk është e mundur të ndryshohen ose cilësohen vlerat.
Vlerat e shfaqura janë vlerat që zbatohen kur ka ndodhur
komunikimi i fundit ndërmjet pompës dhe R100. Nëse vlera e
statusit do të përditësohet, drejtojeni R100 te paneli i kontrollit
dhe shtypni [OK].
Nëse një parametrët, p.sh. shpejtësia duhet të thirret vazhdimisht
shtypni [OK] vazhdimisht gjatë periudhës në të cilën parametri në
fjalë duhet të monitorohet.
Toleranca e vlersës së treguar shfaqet nën seciin ekran.
Toleranca është treguar si udhëzues në % të vlerave maksimale
të parametrave.
9.2.1 Pika aktuale e caktuar
Toleranca: ± 2 %
Ekrani tregon pikën e caktuar aktuale dhe pikën e caktuar të
jashtme në % të gamës nga vlera minimale te pika e caktuar e
cilësuar. Shih pjesën
13. Sinjali i jashtëm i pikës së caktuar
.
9.2.2 Modaliteti i funksionimit
Ky ekran shfaq modalitetin aktual të funksionimit (normal
(ngarkesa) stop, min. ose maks.). Për më tepër, ai tregon se ku
është zgjedhur ky modalitet funksionimi (R100, pompë, bus ose i
jashtëm).
9.2.3 Vlera aktuale
Ky ekran tregon vlerën aktuale të matur nga një sensor i lidhur.
9.2.4 Shpejtësia
Toleranca: ± 5 %
Shpejtësia aktuale e pompës do të shfaqet në këtë ekran.
9.2.5 Inputi i energjisë dhe konsumi i energjisë
Toleranca: ± 10 %
Ekrani tregon inputin aktual të energjisë së pompës nga burimi i
energjisë. Fuqia është treguar në W ose kW.
Konsumi i energjisë së pompës mund të lexohet edhe nga ky
ekran. Vlera e konsumit të energjisë është një vlerë e akumuluar
e llogaritur nga prodhimi i pompës dhe nuk mund të ricilësohet.
9.2.6 Orët e punës
Toleranca: ± 2 %
Vlera e orëve të funksionimit është një vlerë e akumuluar dhe nuk
mund të ricilësohet.
Содержание TPE 2000 Series
Страница 1: ...TPE TPED Series 2000 Installation and operating instructions GRUNDFOS INSTRUCTIONS ...
Страница 2: ...2 ...
Страница 877: ...877 ...
Страница 878: ...878 ...