Shq
ip (AL)
201
4. Paraqitja e produktit
4.1 Përshkrimi i produktit
Seria e pompave KPC janë lloje që mund të zhyten
në ujë dhe janë ndërtuar për të pompuar ujë gri, ujë
të ndotur pa fibra, kryesisht në instalimet e
përhershme për përdorim shtëpiak. Falë formës së
tyre kompakte dhe projektimit të lehtë për t'u
përdorur, pompat KPC janë të përshtatshme për
përdorim të lëvizshëm në situata emergjente,
4.2 Përdorimi i synuar.
4.2.1 Seritë KPC
Pompat KPC janë projektuar për funksionim manual
ose automatik, për pastrimin e bodrumeve dhe
garazhdeve që përmbyten, për pompimin e ujit të
përdorur nga kanalizimet, pellgjet e shirave, ulluqet,
etj.
Pompat KPC janë të përshtatshme për përdorim të
lëvizshëm në situata emergjence, të tilla si heqja e
ujit nga cisternat ose lumenjtë, kullimi i pishinave,
shatrivanëve, gërmimeve dhe nënkalimeve.
Pompat janë të përshtatshme edhe për përdorim në
kopshtari dhe argëtim në përgjithësi.
Çelësi i galexhantit lejon instalimin e përhershëm
dhe garanton funksionimin automatik të pompës.
4.2.2 Seritë KPC 24/7
Seria e pompave KPC 24/7 është projektuar
kryesisht për funksionim të vazhdueshëm në
instalimet e përhershme për qarkullimin e ujit në
pellgje dhe për furnizimin e ujit te shatrëvanët dhe
ujëvarat.
Pompat KPC 24/7 janë të përshtatshme për
përdorim të lëvizshëm në situata emergjence, të tilla
si heqja e ujit nga cisternat ose lumenjtë, kullimi i
pishinave, shatrivanëve, gërmimeve dhe
nënkalimeve.
Pompat janë të përshtatshme edhe për përdorim në
kopshtari dhe argëtim në përgjithësi.
Pompat KPC 24/7 nuk janë pajisur me një
galenxhant.
4.3 Lëngjet që pompohen
Pompat KPC janë projektuar për pompimin e ujit të
shiut dhe ujërave të ndotura gri pa fibra.
Pompat nuk janë të përshtatshme për këto lëngje:
•
lëngje që përmbajnë fibra të gjata
•
lëngje që marrin flakë (vaj, karburant, etj.)
•
lëngje agresive.
5. Bërja e servisit të produktit
5.1 Mirëmbajtja e produktit
Në kushte normale të funksionimit, pompa nuk ka
nevojë për mirëmbajtje.
Nëse pompa është përdorur për lëngje të tjera
përveç ujit të pastër, ajo duhet shpëlarë mirë me ujë
të pastër menjëherë pas përdorimit.
RREZIK
Goditje elektrike
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Përpara se të filloni punën mbi
produktin, shkëpusni energjinë
elektrike. Sigurohuni që furnizimi me
energji elektrike të mos aktivizohet
aksidentalisht.
RREZIK
Goditje elektrike
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Nëse kablloja e energjisë elektrike
është dëmtuar, duhet zëvendësuar nga
prodhuesi, agjenti i prodhuesit për
servisin ose persona të tjerë të
kualifikuar për të shmangur rrezikun.
Servisi duhet bërë vetëm nga personel i
trajnuar i servisit.
Содержание KPC
Страница 1: ...KPC KPC 24 7 Installation and operating instructions GRUNDFOS INSTRUCTIONS ...
Страница 2: ...2 ...
Страница 205: ...205 ...